Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës është duke punuar intensivisht për të zgjidhur problemin e krijuar në Mitrovicë ku është ndërtuar sipas saj një mur ilegal duke cenuar lëvizjen e lirë dhe në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe Marrëveshjen e Brukselit.
“Po punojmë së bashku me Bashkimin Evropian për zgjidhjen e këtij problemi dhe ju sigurojmë se nuk do të ketë mur në qytetin Mitrovicës, ky mur do të hiqet dhe i gjithë procesi i revitalizimit të urës dhe rrugës për këmbësor në anën veriore të qytetit do të realizohet në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga Zyra e kryeministrit ku citohet ministrja Tahiri.
Siç ceket në komunikatë Marrëveshja e Brukselit për heqjen e barrikadës dhe Plani për revitalizimin e urës së Ibrit që është nënshkruar më 25 gusht 2015 në Bruksel parasheh heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës nga ana e BE-së si dhe revitalizimin e rrugës kryesore të pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës që sipas marrëveshjes do të jetë rrugë për këmbësorë (shëtitore) që është kompetencë e komunës, sipas ligjeve të Kosovës.
“Qeveria e Kosovës konsideron se ndërtimi i këtij muri ilegal është në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe Marrëveshjen e Brukselit për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës së Ibrit të datës 25 gusht 2015”, thuhet në komunikatë.
Tahiri pranon se nuk kanë pasur njohuri në lidhje me këtë zhvillim që ajo e quan ilegal, “ përveç në momentin kur është shfaqur ky mur ilegal në mbrëmjen e 6 dhjetor 2016”.
“Pas komunikimit të menjëhershëm me Bashkimin Evropian për të ngritur shqetësimet e shkeljes së Marrëveshjes së Brukselit, ata po ashtu kanë konfirmuar të njëjtën, se nuk kanë pasur njohuri dhe se një mur i tillë është jashtë Marrëveshjes së Brukselit”, thuhet në njoftimin nga Zyra e kryeministrit.
Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masat ligjore për ndaljen e punimeve të cilat edhe janë ndalur që nga data 7 dhjetor 2016, kur është nxjerrë vendimi i Qeverisë së Kosovës përkatësisht i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i cili i është dërguar autoriteteve lokale të Komunës.
“Po ashtu MMPH vazhdimisht po bënë monitorimin e situatës përmes inspektorëve të vet zyrtar. Në të njëjtën kohë Policia e Kosovës është e angazhuar plotësisht për të ruajtur rendin dhe qetësinë duke marrë parasysh pakënaqësinë legjitime të qytetarëve për shkeljen e Marrëveshjes së Brukselit dhe frikën nga skenarët djallëzor të Serbisë”.
Qeveria e Kosovës siguron qytetarët se po punon maksimalisht së bashku me partnerët ndërkombëtar, Bashkimin Evropian, për zgjidhjen e këtij problemi.
“Ju sigurojmë se nuk do të ketë mur dhe që procesi i revitalizimit të urës së Ibrit dhe rruga për këmbësor në formën e shëtitores do të jetë plotësisht sipas Marrëveshjes së Brukselit. Ne jemi të vendosur për këtë çështje, do ta zgjidhim, mirëpo dëshirojmë të theksojmë se do ta zgjidhim me kujdesin më të madh duke marrë parasysh ndjeshmërinë e kësaj çështje, por gjithnjë sipas ligjeve të Kosovës dhe duke respektuar Marrëveshjen e Brukselit. Koha e mureve, kjo dukuri negative, nuk do të lejohet në shtetin tonë i cili në Kushtetutën e vet ka vendosur themelet e shtetit demokratik, të lirive themelore dhe lëvizjes së lirë, të cilat askush nuk mund t’i cenojë”, thuhet në komunikatën lëshuar nga Zyra e kryeministrit.
Ministrja Tahiri citohet të ketë thënë se Qeveria e Kosovës ka arritur që deri tani t’i heq të gjitha barrikadat në veri të vendit, që kanë qenë mbi njëzetë sosh dhe po ashtu është hequr edhe barrikada nga ura e lumit Ibër, duke falënderuar dialogun e Brukselit dhe qëndrimin konsekuent në këtë proces./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!