LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj telefonon homologun kroat, vlerësohen marrëdhëniet e shkëlqyera Kosovë-Kroaci

Hoxhaj telefonon homologun kroat, vlerësohen marrëdhëniet e shkëlqyera Kosovë-Kroaci

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij kroat, Davor Ivo Stier, me të cilin kanë folur për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Kroacisë.

Ministri Hoxhaj e ka falënderuar homologun e tij, Davor Ivo Stier për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Kosovës jo vetëm në shtetndërtimin e brendshëm por edhe në atë të jashtëm. Kroacia, sipas Hoxhajt, mbetet një nga mbështetësit kryesor të Kosovës në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Edhe ministri i jashtëm kroat ka vlerësuar raportin e shkëlqyer ndër-shtetëror me Kosovën dhe ka thënë se ky raport do të thellohet në vazhdimësi. Merret vesh se shumë shpejtë do të zhvillohen edhe vizita zyrtare nga ministrat e Jashtëm të të dy vendeve


Në anën tjetër, Kroacia është rikthyer në top-temën në rajon në 24 orëshin e fundit pasi mësohet se ka bllokuar kapitullin e 26 për hapje të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Mediat serbe kanë raportuar që me të marrë vesh për bllokimin e Kroacisë, kryeministri serb Vucic ka anuluar pjesëmarrjen në takimin që ka pasur me BE-në në shenjë proteste.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm Serb ka thënë se është krijuar frymë anti-serbe në Bashkimin Evropian, dhe se ky union po i jep të drejtë vendimi Kroacisë duke u treguar i padrejtë ndaj Serbisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

Politikë
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

Lajme
Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Lajme
Kalo në kategori