LAJMI I FUNDIT:

Investitorët gjermanë kanë besim te ekonomia

Investitorët gjermanë kanë besim te ekonomia

Morali mes investitorëve gjermanë gjatë Dhjetorit regjistrohet në nivele të qëndrueshme, tregon një anketë e fundit, duke sinjalizuar se aktorët e tregut janë optimistë për perspektivën e rritjes së ekonomisë më të madhe të Europës, pavarësisht rreziqeve të jashtme.

Indeksi i ndjeshmërisë ekonomike fiksohet kështu pranë 13.8 pikëve gjatë Dhjetorit, ndërkohë që pritshmëritë flisnin për një lexim pranë 14 pikëve. Në terma të përgjithshëm, morali i investitorëve mbetet pozitiv.

Diçka e tillë vjen falë të dhënave të fundit të publikuara mbi rritjen ekonomike të ekonomisë së vendit gjatë tremujorit të tretë. Ekonomia gjermane u rrit me 0.3% gjatë tremujorit të tretë.


Pavarësisht rreziqeve që prodhoi “Brexit’ gjatë kësaj periudhe kohore. Lokomotiva e ekonomisë konfirmohet konsumatori. Gjithsesi, anketa e institutit “ZEW” tregon se, rreziqet e jashtme po shtohen, dhe se Italia me sektorin bankar, por edhe fushatat elektorale në shumë vende evropiane mbeten shqetësimi numër një për momentin. /Telegrafi/