LAJMI I FUNDIT:

Dimovski: Parashikoj zgjedhje të reja parlamentare

Dimovski: Parashikoj zgjedhje të reja parlamentare

Vllado Dimovski nga Qendra për tolerancë ndëretnike konsideron se OBRM-PDUKM-ja ka siguruar një fitore piroike, ndërkaq thotë se qytetarët do të lirohen nga trysnitë e qeverisjes absolute, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dimovski thekson se vendi është në një situatë ”pat” dhe se në një kohë shumë të shkurtër, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja, pasi që vështirë se do të arrihet formimi i një qeverie të re.


Ai konsideron se kriza politike e deritanishme nuk ka përfunduar dhe se mund të zgjatë edhe më tej, pasi që nuk sheh dalje nga kriza, në një të ardhme të afërt./Telegrafi/