LAJMI I FUNDIT:

Hoteli më i madh në botë, pritet të hapet 30 vjet pasi që është ndërtuar (Foto)

Hoteli më i madh në botë, pritet të hapet 30 vjet pasi që është ndërtuar (Foto)

Ryogyong Hotel që ndodhet në Penian të Koresë së Veriut, pritet të hapet për herë të parë për ditëlindjen e 30-të.

Godina me 105 kate, që konsiderohet si hoteli më i madh në botë, ka filluar të ndërtohet më 1986, ndërsa pas tri vitesh është braktisur si i kompletuar në tërësi, transmeton Telegrafi.

Regjimi i atëhershëm i Kim Il-sungut kishte shpenzuar 560 milionë euro, për ndërtimi e objektit që pritej të rriste turizmin në vend. Por, kurrë asnjë vizitorë nuk ka fjetur apo shfrytëzuar shërbimet e tij.


Ryugyong Hotel Amidst Buildings In City

Së fundmi, me ndezjen e dritave në tremijë dhomat e hotelit, janë ngjallur dyshimet se mund të rifillohet puna. Madje, zyrtarët e firmës egjiptiane Orascom, që kanë lidhje të ngushta me këtë hotel, si dhe disa kompani vendase, janë takuar në kryeqytetin korean, për të diskutuar këtë çështje.

Në anën tjetër, hoteli i përfolur se është i punuar me material të dobët dhe se ka ashensorë të shtrembër, është tentuar të vihet disa herë në funksion por pa sukses. /Telegrafi/