LAJMI I FUNDIT:

Ora e kodimit, fëmijët i bashkëngjiten mesazhit botëror

Ora e kodimit, fëmijët i bashkëngjiten mesazhit botëror

Akademia jCoders në bashkëpunim me Shkollën e lartë profesionale Cacttus Education sot organizoi orën e kodimit, e cila u mbajt nga ora 12:00 – 14:00.

Gjatë këtyre orëve nxënësit e jCoders dëshmuan dijen e tyre dhe inspiruan gjeneratat e reja që kodimi duhet të jetë përvoje dhe dije e secilit fëmijë.


Ora e Kodimit është punë njëorëshe në shkencat kompjuterike, i dizenjuar të çmitizojë idenë që vetëm të talentuarit mund të kodojnë dhe të dëshmojë që çdo kush mund të mësojë gjërat bazike.

Kompjuterët janë kudo, duke ndryshuar çdo industri në planet, por më pak se gjysma e shkollave shpjegojnë shkencat kompjuterike. Lajmi i mirë është se jemi në rrugë e sipër për ta ndryshuar këtë.

Nëpërmjet Orës së Kodimit, shkenca kompjuterike ka qenë në faqen kryesore të Google, MSN, Yahoo! dhe Disney-it. Mbi 100 partnerë morën pjesë për ta përkrahur këtë lëvizje.

Është koha që secili fëmijë në vendin tonë të jetë i përgatitur për të ardhmen.

Akademia jCoders është përkrahur nga ICK (Innovation Centre Kosovo). /Telegrafi/

ora2

ora3