LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Mancini, trajneri i Chapecoenses

Zyrtare: Mancini, trajneri i Chapecoenses

Klubi brazilian i futbollit, Chapecoense ka emëruar trajnerin e ri, pas aksidentit ajror të javës së kaluar që la të vdekur 71 persona, përfshi këtu shumicën e futbollistëve, stafin teknik dhe bordin drejtues.

Vagner Mancini është emri i ri që do të ulet në stolin e Chapecoenses, me detyrën e vështirë për të rindërtuar një ekip thuajse nga zeroja.


Mancini ka një eksperiencë të gjatë me ekipe të konsideruara të mesit të tabelës së renditjes, siç ishte edhe ekipi nga Chapeco. Në vitin 2005, ai udhëhoqi skuadrën Paulista drejt trofeut të Kupës së Brazilit.

Në të kaluarën, Mancini ka drejtuar edhe ekipe të mëdha, si Gremio, Santos, Vasco da Gama, Cruzeiro dhe Botafogo.

manicni-12

Chapecoense nis kështu fazën e ringritjes si klub, pasi do të luajë në turneun e Kupës Libertadores, i njëjtë me Ligën e Kampionëve në Evropë, për herë të parë në historinë 43-vjeçare të klubit.

Aktualisht, ekipi ka vetëm 6 lojtarë profesionistë në dispozicion, por klube me emër në Brazil kanë ofruar lojtarë në formë huazimi për të përballuar këtë periudhë tranzitore të dhimbshme.

Chapecoense, ndërkohë, ka njoftuar planet për të mos luajtur ndeshjen e fundit ndaj Atletico Mineiros, në javën e fundit të kampionatit brazilian, që do të zhvillohet këtë fundjavë.

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori