LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësi largon fëmijën nga ballkoni i banesës që ishte përfshirë nga flakët (Video)

Zjarrfikësi largon fëmijën nga ballkoni i banesës që ishte përfshirë nga flakët (Video)
ff4.jpg

Në Buenos Aires të Argjentinës, një zjarrfikës e ka larguar një fëmijë të vogël nga banesa që ishte përfshirë nga flakët.

Ai është lëshuar me litar poshtë ndërtesës disakatëshe, pasi nëna ia ka dhënë atij vogëlushin, transmeton Telegrafi.


Derisa me një dorë e mbante shtrënguar të voglin, me tjetrën arrinte të manovronte nëpër ballkonet e godinës.

Mësohet se banesa është ndezur nga zjarri që kishte shpërthyer në një magazinë në afërsi, ndërsa nuk bëhet e ditur se si është larguar nga aty nëna e fëmijës. /Telegrafi/