LAJMI I FUNDIT:

Hoti në Estoni, kërkon eliminimin e tatimit të dyfishtë

Hoti në Estoni, kërkon eliminimin e tatimit të dyfishtë

Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri, dhe u.d drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Fahri Gashi, po qëndron për vizitë në Republikën e Estonisë.

Gjatë kësaj vizite ministri i Financave Avdullah Hoti u prit në takim nga homologu i tij, Sven Sester, të cilin e njoftoi për situatën e përgjithshme makrofinanciare të Kosovës, gjithashtu për Programin e vendit me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit sidomos në fushën e administratës tatimore dhe asaj doganore, me theks të veçantë ofrimin e përvojës së shtetit të Estionisë për Kosovën, në procesin e bashkimit të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës në një administratë të vetme.

Të dy ministrat diskutuan gjithashtu edhe për procesi i fiskalizimit dhe bashkëpunimi në këtë fushë, si dhe për Marrëveshjen e Eliminimit të Tatimit të Dyfishtë ndërmjet dy vendeve.


Gjatë kësaj vizite gjithashtu u nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Administratës Tatimore të Kosovës, Doganës së Kosovës dhe Bordit të Taksave dhe Doganave të Estonisë. Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri, nga u.d drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Fahri Gashi, si dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Bordit të Tatimeve dhe Doganave të Estonisë Marek Helm.

Qëllimi i këtij Memorandumi është të inkurajojë bashkëpunimin ndërmjet administratave tatimore dhe doganore të të dyja vendeve në fushën e tatimeve, përmes shkëmbimit të përvojave, sidomos në sigurimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e mbrojtjes së të dhënave, mbrojtjen e infrastrukturës kritike, ndërtimin e identitetit digjital dhe regjistrat dhe bazat e të dhënave shtetërore.

Memorandumi me theks të veçantë përfshinë ndihmën e shtetit të Estonisë për Kosovën në trajnimin e specialistëve dhe menaxherëve e në të gjitha fushat e mëdha të biznesit duke përfshirë edhe shërbimet e taksapaguesve, menaxhimin e pajtueshmërisë, pagesat dhe zhvillimin e sistemit të dosjeve, praktikat e të qenit Agjencia e Vetme e të Hyrave, menaxhimin strategjik dhe menaxhimin e performancës së operacioneve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori