LAJMI I FUNDIT:

BBC Radio transmeton dramën e inspiruar nga vizita e PJ Harvey në Kosovë

BBC Radio transmeton dramën e inspiruar nga vizita e PJ Harvey në Kosovë

Albumi i nëntë i PJ Harvey, The Hope Six Demolition Project, i cili është inspiruar nga vizita e saj në Kosovë, do të merr tani një tjetër trajtë.

Tani, shënimet, fotografitë, poezitë dhe këngët nga udhëtimi i saj në Kosovë, kanë inspiruar një “dramë” në radio, që do të transmetohet në BBC Radio 4, në mes të datave 9 dhe 13 janar, transmeton Klan Kosova.

Harvey nuk është marr e vetme me këtë projekt: skenari është shkruar nga dramaturgu britanik, Fin Kennedy, i cili vizitoi Kosovën së bashku me producentin Nadia Molinari në mënyrë që të merrte më shumë informata. Ata kanë përcjellur një vëlla me motrën e tij, të cilit janë refugjatë nga Kosova që jetojnë në Britani të Madhe.


“Kjo dramë është inspiruara nga këngët e rajonit të Shqipërisë dhe Kosovës. Në fund ne kuptojmë që vëllezërit e motrat janë metaforë e madhe edhe për vetë Kosovën, si shteti më i ri i Evropës, i cili është në kërkim të një identiteti pas shekujve që kanë kaluar në konflikt”, është shprehur Kennedy.

Në korrik të vitit 2011, PJ Harvey kishte vizituar Kosovën, pasi në Festivalin Dokufest ishte prezantuar seria e filmave të shkurtër që paraqisnin vizualizim të albumit Let England Shake.

Ajo kishte deklaruar se për të ishte e rëndësishme t’i shfaqte këta filma në Kosovë pasi albumi kishte të bënte me konfliktet e dhunshme të së kaluarës dhe të tashmes, në të cilat ishte përfshirë edhe Anglia.