LAJMI I FUNDIT:

Bajrami takoi koordinatorët për sigurimin e cilësisë në shkolla

Bajrami takoi koordinatorët për sigurimin e cilësisë në shkolla

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, takoi koordinatorët për sigurimin e cilësisë në shkolla të komunave Prishtinë, Podujevë, Lipjan dhe Drenas, të cilët këto ditë po mbajnë një trajnim për këtë çështje.

Me këtë rast ministri Bajrami iu ka ofruar mbështetje të plotë koordinatorëve në punën e tyre, njëherësh kërkoi që ata të jenë të angazhuar dhe të përgjegjshëm në përmbushjen e misionit të tyre, si një mekanizëm shumë i rëndësishëm për sigurimin e cilësisë në shkolla.

Ai tha se koordinatorët për sigurim të cilësisë do të donte të jenë mësimdhënësit më të mirë  që ka shkolla, mësimdhënës të karrierës, që e duan arsimin, të cilët do të jenë partner i fuqishëm i komunës, ministrisë, i prindërve dhe shoqërisë për të përmirësuar cilësinë.


Ministri Bajrami duke folur për rezultatin e vlerësimit të PISA 2015, tha se vendi ka nxënës shumë të mirë, inteligjent dhe se ata munden më shumë.

“Por ju koordinatorë të nderuar duhet të jeni shumë më kërkues ndaj drejtorëve të shkollave, drejtorëve të drejtorive komunale, ndaj inspektorëve të MASHT- it dhe faktorëve tjerë që të ndërtojmë  një sistem funksional të ndërtimit të cilësisë”.

Bajrami theksoi se vitin e kaluar është miratuar Strategjia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar 2016 /20 , por tha se ky nuk do të mbetet veç në letër.

Bajrami kërkoi nga koordinatorët që të inkurajojnë mësimdhënësit, që të përmirësojnë performancën, të jenë më të angazhuar dhe cilësor në mësimdhënie, sipas tij, MASHT do ta vlerësojë punën e tyre dhe do të gjejë edhe forma stimulative për punën e tyre dhe të mësimdhënësve të dalluar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kronika e Zezë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Hetimet zbulojnë inskenim në Shtime – Policia shoqëron dy persona në lidhje me rastin e rrëmbimit të dyshuar

Hetimet zbulojnë inskenim në Shtime – Policia shoqëron dy persona në lidhje me rastin e rrëmbimit të dyshuar

Kronika e Zezë
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori