LAJMI I FUNDIT:

Lansohet projekti që ndihmon zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Lansohet projekti që ndihmon zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Është lansuar projekti për mbështetjen e Qeverisë së Kosovës nga qeveria e Britanisë së Madhe për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, tha se projekti për të pagjeturit është ndër më të rëndësishmit në këtë drejtim dhe premtoi se do të mundohet që të ndihmojë në zbardhjen e këtyre rasteve sa më parë.

Ambasadori I Britanisë së Madhe Ruairi  O’connell, tha se ky është projekti më i rëndësishëm i qeverisë së Britanisë në Kosovë, ndërsa projekti përmban dy shtylla kryesore, zhvillimin e kapaciteteve ligjore dhe të forenzikës për t’i zbardhur këto raste, raporton KosovaPress.