Në kuadër të përmbushjes së nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të Komunës së Malishevës, përkatësisht banorëve të fshatit Temeqinë, pas hapjes dhe krijimit të bazës së rrugëve në këtë fshat, dje dhe sot, janë duke u asfaltuar të gjitha rrugët brenda fshatit dhe lidhin lagjet me rrugën kryesore. Asfaltimin e rrugëve, sot e ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me bashkëpunëtor.
“Ne jemi duke u munduar maksimalisht, që brenda mundësive tona buxhetore, ti plotësojmë nevojat dhe kërkesat e juaja, përfshi edhe Temeqinën, si njëri prej fshatrave më të largëta të komunë sonë. Ne po i rregullojmë këto rrugë, e ju ti gëzoni”, ju tha kryetari Begaj, banorëve të Temeqinës, gjatë vizitës së sotme.
Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, gjithashtu i ka uruar banorët dhe tha se drejtoria që drejton, është munduar maksimalisht të realizoj të gjitha projektet e planifikuara. “Këto rrugë kanë qenë jo vetëm planifikim, por në të njëjtën kohë edhe një obligim i yni për krijimin e kushteve më të mira për të gjithë banorët e Komunës së Malishevës”, tha Morina.
Temeqina, është njëri prej fshatrave të largët të Komunës së Malishevës, ndërsa asfaltimi i rrugëve brenda lagjeve, është nevojë e kohës, për lëvizjen më të lehtë për të gjithë banorët, e sidomos për nxënësit, të cilët duhet të ecin nga shtëpitë e tyre, deri në shkollë. Me këto rrugë të rregulluara, pothuajse kompletohet infrastruktura rruge në Temeqinë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit