LAJMI I FUNDIT:

VV: Atdhe Arifi e Egzon Haliti janë në shtëpi, pa ndërruar asnjë rrethanë

VV: Atdhe Arifi e Egzon Haliti janë në shtëpi, pa ndërruar asnjë rrethanë

Dardan Molliqaj nga Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë për media tha se dy aktivistët e VV-së, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, janë në shtëpi dhe se masa e paraburgimit është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak.

Molliqaj tha se ky vendim vjen pa ndërruar asnjë rrethanë.


“Pesë të akuzuar për terrorizëm sot janë në shtëpi, pra sot nuk qenkan të rrezikshëm”, u shpreh Molliqaj.

Ai tha se i gjithë ky proces është i montuar dhe i inskenuar, dhe si pasojë e tij, kanë humbur Astrit Deharin.

Sipas Molliqajt, fajtorët kryesorë për këtë rast janë Mentor Shala, Ridvan Berisha Shpend Maxhuni, Fatos Makoll, Luan Keka, Abdurrahim Islami, Vehbi Kashtanjeva Sylë Hoxha, Metush Biraj, Nexhmi Krasniqi, Skënder Hyseni e Dhurata Hoxha.

Kjo konferencë  e thirrur nga Vetëvendosje është mbajtur pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka aprovuar ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër vazhdimit të masës së paraburgimit, ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, duke u ndryshuar masën e paraburgimit në arrest shtëpiak, deri më 29 dhjetor. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori