LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: S’ka sundim të ligjit pa respektuar të drejtat e njeriut

Thaçi: S’ka sundim të ligjit pa respektuar të drejtat e njeriut

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se Kosova i ka të gjitha ligjet me të cilat i mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj.

Thaçi këto deklarata i bëri në hapje të konferencës ‘Të drejtat e njeriut dhe integrimi i grupeve të margjinalizuara në Kosovë’, të organizuar nga USAID.


“Rëndësia e të drejtave dhe lirive të njeriut  është vendimtare për të siguruar sundimin e ligjit në Kosovë”, tha Thaçi.

Presidenti u shpreh se demokracia e një shteti është bazë për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grupeve të margjinalizuara.

Edhe zëvendësambasadorja e Amerikës në Kosovë, Colleen Hyland tha se të drejtat e qytetarëve duhet të mbrohen.