Familjarët e të arrestuarve për sulm të Konsullatës turke në Prizren i kanë dërguar letër Ambasadës së Turqisë dhe institucioneve të Kosovës. Ata kërkojnë falje për veprimin e fëmijëve të tyre.
“Në familjet e fëmijëve tanë të arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar me koktej molotovi Konsullatën e shtetit mikë të Kosovës – Turqisë në qytetin e Prizrenit, përmes kësaj komunikate dëshirojmë të tërheqim vëmendjen e ambasadës turke në Prishtinë, shtetit turk dhe para se gjithash qytetarëve të Republikës së Turqisë dhe qytetarëve të Kosovës se ne i konsiderojmë qytetarët turq në Kosovë dhe Turqi së vëllezërit tanë dhe nuk kemi asgjë kundër tyre”, thuhet në letrën e familjarëve të të arrestuarve për sulm ndaj Konsullatës së Turqisë.
Të arrestuarit për sulmin e djeshëm ndaj Konsullatës Turke janë arsyetuar para Gjykatës se nuk e kanë ditur se cilin objekt po e sulmojnë.
Këto deklarata të arrestuarit i kanë bërë para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ku prokurori kërkoi që ndaj tyre të shqiptohet masa e paraburgimit.
I.Saramati, E. Saramati, B. Saramati, E. Saramati dhe B. Badallaj janë pesë personat e arrestuar nga policia nën dyshimin se janë autorët e sulmit të 28 nëntorit ndaj Konsullatës turke në Prizren.
Sipas familjarëve të të arrestuarve incidenti që ka ndodhur më 28 Nëntor i ka bërë të ndihen keq dhe nuk dëshirojnë që të politizohet në asnjë mënyrë ngase ajo që ka ndodhur nuk përfaqëson në esencë atë që ata ndiejnë për shtetin turk, shtetin i cili e ka përkrahur shtetin e Kosovës dhe vazhdon ta përkrahë në çdo aspekt, shkruan PrizrenPress.
“Ne dëshirojmë të njoftojmë opinionin publik se familjet tona janë të miqësuar me familjet turke në Prizren dhe ndiejmë keqardhje të thellë për incidentin që ka ndodhur me fëmijët tanë. Ne besojmë se fëmijët tanë kanë bërë një veprim të çastit të pa menduar mirë dhe nuk kanë pasur asgjë kundër konsullatës turke , komunitetit turk dhe mbi të gjitha shtetit mikë Turqisë”.
“Ne mendojmë që mediat i kanë dhënë pompozitet të madh të panevojshëm këtij incidenti të izoluar. Ndërsa nga Prokuroria dhe Gjykata kërkojmë që të mos bien nën ndikime dhe të marrin vendim të drejtë në këtë rast. Ne besojmë në organet e rendit të vendit dhe presim vendim profesional në këtë rast”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova