LAJMI I FUNDIT:

Botohet monografia e kampionit olimpik Shaban Tërstena (Foto)

Botohet monografia e kampionit olimpik Shaban Tërstena (Foto)

Ka shumë pak njerëz që nuk kanë dëgjuar për ish kampionin olimpik nga Shkupi, Shaban Tërstena. Tërstena njihet si mundës i stilit të lirë. Ajo çka merret vesh është botimi i monografisë së tij, kështu vet kampioni ka njoftuar në profilin e tij në Facebook, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Pas tre-katër viteve hulumtime, kërkime, mbledhje të materialeve arkivore, fotografi, intervista, pas ditëve dhe netëve të panumërta pune të mundimshme, në bashkëpunim të ngushtë me familjen time dhe shkrimtarët e respektuar, kjo vepër monografike përmbyllet me sukses! Dhe sot është promovimi i librit..’, shkruan Tërstena në profilin e tij zyrtar në Facebook.


shaban-terstena-foto-libri