LAJMI I FUNDIT:

Bushati kërkon qëndrim të qartë të NATO-s për Kosovën

Bushati kërkon qëndrim të qartë të NATO-s për Kosovën

Në Bruksel nisi takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s. Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm për Aleancën, ku përveç tensioneve gjithnjë e në rritje me Rusinë, sfidave në jug dhe lindje të Mesdheut apo kërcënimeve terroriste të ISIS, pasi tashmë Aleanca gjendet në një moment delikat të saj, pasi zgjedhjet në SHBA dhe administrata e re e janarit, pritet të ketë impaktin e saj dhe në funksionimin e Aleancës.

I pyetur në lidhje me impaktin që mund të ketë mbi NATO-n administrata e re Trump, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati tha se “mund të deklarohet që në Amerikë ka një vullnet bipartizan për të vazhduar rolin tradicional që SHBA kanë në organizatë. Ne si vende evropiane do të duhet të vijojmë të kryejmë një më një të gjitha detyrat dhe angazhimet që kemi marrë përsipër”.

Një nga temat e rëndësishme të këtij ministerali ishte projektimi i stabilitetit në ballkanin perëndimor, ku Shqipëria mbetet një promotore e dyerve të hapura.


“Ende nuk ka një raport të strukturuar, të formalizuar në raport me Aleancën. Besojmë fort që Kosova është një histori suksesi të bashkëpunimit mes NATO-s dhe BE-së dhe kjo do të duhet të formalizohet me një qëndrim më të qartë të Aleancës përkundrejt Kosovës”, thotë kreu i diplomacisë shqiptare.

Shqipëria për herë të parë merr pjesë me asete detare në kuadër të operacioneve të NATO-s në Egje. Shqipëria njëkohësisht pritet të dyfishojë kontributin në kuadër të misionit në Afganistan, në Kosovë dhe së shpejti do të marrë pjesë në batalionin shumë kombesh të drejtuar nga Kanadaja me trupa që do të dislokohen në Letoni.

Nga Brukseli ministri Bushati tha se më 13 dhjetor Shqipëria pret një tjetër lajm pozitiv në lidhje me integrimin europian, ku vendet anëtare, mes tyre edhe Greqia, pritet të mbështesin rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori