I ati i Bana al-Abed, e cila shkruan në Twitter për luftën që po ndodhë në Siri, ka konfirmuar se ajo është mirë dhe sigurt.
Vajza shtatëvjeçare kishte bërë më se 230 mijë ndjekës, që ishin të interesuar se çfarë po ndodhë me fatin e saj në Alepon e trazuar nga lufta, transmeton Telegrafi.
Por, ata janë shqetësuar, kur pas disa ‘cicërimave’ se gjendet në pasiguri totale, ajo është qetësuar dhe nuk ka shkruar më.
Megjithëse u mendua më e keqja, një burrë me pseudonimin Mr Alhamdo, ka shkruar se ka marrë konfirmimin e babait të al-Abed, se ajo është gjallë.
“Shtëpia saj është shkatërruar nga bombardimet, por ajo së bashku me familje kanë gjetur një strehim tjetër. Babai saj më tregoi se janë mirë dhe do të gjejë mundësi sërish të hyjë në rrjetin social”, është shkrimi që ka bërë ky njeri, që thotë se është mësues në kryeqytetin e Sirisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251