LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj vizitoi Institutin Special në Shtime, vlerëson pastërtinë dhe sjelljet e stafit

KMDLNj vizitoi Institutin Special në Shtime, vlerëson pastërtinë dhe sjelljet e stafit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka bërë të ditur se ka realizuar një vizitë monitoruese në Institutin Special në Shtime.

Sipas një njoftimi të KMDLNj-së, vizita u realizua në kuadër të mandatit për monitorimin e të drejtave të njeriut të personave me aftësi të kufizuara psiko – fizike.

Ky është njoftimi i plotë:


KMDLNj vizitoi Institutin Special në Shtime

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka realizuar një vizitë monitoruese në Institutin Special në Shtime. Vizita u realizua në kuadër të mandatit për monitorimin e të drejtave të njeriut të personave me aftësi të kufizuara psiko – fizike .

Monitoruesit fillimisht takuan z. Xhemajl Dugolli, drejtor i Institutit i cili na njoftoi me gjendjen e përgjithshme dhe u diskutua edhe gjendja sa i përket furnizimit me mjete higjienike, veshmbathje dhe furnizim me ushqim.

Gjendja aktuale në Institutin Special në Shtime është përmirësuar dukshëm falë renovimeve të bëra në objektet e këtij Instituti.

Pastërtia është në nivel dhe monitoruesit kanë vlerësuar sjelljen e stafit ndaj klientëve si pozitive.

Monitoruesit kanë vlerësuar lartë edhe ndarjen në kategori të klientëve dhe rregullimin e hapësirave për zhvillimin e aktiviteteve apo terapisë okupuese.

Klientët në Institutin Special në Shtime kanë mundësi për të realizuar një numër të aktiviteteve të lira si rrobaqepësi, punime druri, punë dore (tapiseri), vizatime, shkrime (për ata që duan).

Është për t’u vlerësuar lartë marrëveshja që Instituti ka realizuar me një disa Universitete që studentët e tyre të kryejnë praktikën profesionale në këtë Institut.

Gjatë këtij monitorimi u gjetën edhe disa mangësi , mungesa e veshmbathjeve që dëmtohen lehtë nga klientët, mungesa e orendive, sirtarë për rroba, karrige etj. për të cilat u pajtuan që të lobojnë më shumë tek institucionet përkatëse por edhe tek donatorë të mundshëm.

KMDLNj vlerëson se shërbimi shëndetësorë brenda këtij institucioni duhet të plotësohet me profesionistë të fushave përkatëse.

KMDLNj u bënë ftesë të gjithë të interesuarve që kanë mundësi për të kontribuar për këtë pjesë të shoqërisë e cila është mjaft e ndjeshme, kontributi do të kishte vlerë më të madhe sidomos tani kur festat e fundvitit po ofrohen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori