Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme ka vazhduar takimet me përfaqësues shtetëror të Maltës, gjatë vizitës zyrtare që është duke e realizuar në kryeqytetin Valeta.
Thaçi është takuar me kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, me të cilin kanë bashkëbiseduar për mundësinë e intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.
“Iniciativa e përbashkët për një kornizë të bashkëpunimit në mes të dy MPJ-ve është duke u implementuar me përkushtim të madh. Jemi mirënjohës për mbështetjen e Maltës për Kosovën”, ka thënë presidenti, duke shtuar se Malta ka mbështetur Kosovën në nivel politik, por edhe me personel në organizatat ndërkombëtare në Kosovë.
Ai ka rekomanduar takim të komunitetit të biznesit të dy vendeve që të eksplorohen mundësitë e bashkëpunimit në sferën ekonomike.
Kryeministri maltez është zotuar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat, transmeton Klan Kosova.
I pari i vendit ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e Parlamentit të Maltës, Angelo Farrugia, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve.
Presidenti dhe kryeparlamentari maltez janë pajtuar që një bashkëpunim më i ngushtë ndërmjet parlamenteve do të ndikonte pozitivisht në avancimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve por edhe në përfaqësimin më të mirë të Kosovës në skenën ndërkombëtare duke bashkëpunuar me parlamentarët e ndryshëm të parlamenteve kombëtare por edhe me eurodeputetët.
Në fund të ditës, presidenti Thaçi është takuar edhe me liderin e opozitës në Maltë, Simon Busuttil.
Presidenti ka falënderuar atë për mbështetjen ndaj Kosovës, duke thënë se pavarësisht bindjeve politike, të gjitha partitë në Maltë mbështesin perspektivën evropiane të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në rrjetet sociale paralajmërohet sërish bojkot i marketeve
Mori 10 mijë euro të lejonte muzikën në një lokal, SPAK mbyll hetimet për Gazmir Preçin
ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Albin Kurti premton investime të mëdha për rajonin e Gjilanit dhe Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze