LAJMI I FUNDIT:

Ndërmarrjet sociale rrisin punësimin

Ndërmarrjet sociale rrisin punësimin

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi në emisioni “Ekonomia me Erëzën” tha se kanë mbajtur takime për inicimin e bashkëpunimit afarist në mes të ndërmarrjeve sociale të krijuara si rezultat i grant-skemës, të cilat krijojnë ndërmarrje sociale me fokus të veçantë tek personat me nevojë.

“Realisht përmes këtij ligji synojmë t’i aktivizojmë grupet me nevojë, ato të margjinalizuara, personat me aftësi të kufizuar. Dhe pikërisht sot kem pasur një ngjarje në mes grupeve që kanë ekspozuar dhe kanë filluar të ndërtojnë marrëdhënie biznesi”, theksoi ai.

Abrashi shtoi se Ligji është bërë për të nxitur punësimin e këtyre kategorive duke bazuar mbi praktikat e shtetit Kroat si dhe të shteteve skandinave që mbështet financiarisht nga Bashkimi Evropian.


Ai shprehet optimist se Ligji do të zvogëlojë papunësinë në vend. “Luftimi i varfërisë si dhe punësimit së gjinisë femërore në disa shtete është bërë pikërisht përmes këtij Ligji. Pritjet janë optimiste, por kjo varet plotësisht nga vetë angazhimi i këtyre kategorive”, deklaroi Abrashi. /Telegrafi/