Është hapur takimi “Busines to Busines”, që ka për qëllim inicimin e bashkëpunimit afarist në mes të ndërmarrjeve sociale të krijuara si rezultat i grant-skemës “Rritja e punësimit të grupeve në nevojë dhe bizneseve”, anëtare të Odës Ekonomike të Kosovës.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i cili mori pjesë në këtë takim, tha se me këtë projekt janë punësuar qindra vetë dhe janë trajnuar mbi 500, ku përfshihet kategoria me nevoja të veçanta.
Abrashi bëri me dije se Ministria e Punës është në fazën finale për miratimin e Ligjit për Ndërmarrjet Sociale brenda dhjetë ditëve, që sipas tij, me këtë do të përmbyllet korniza ligjore sa i përket këtyre ndërmarrjeve, sepse sipas Abrashit shumë prej përfituesve me projekte të ndryshme mund të krijojnë ndërmarrje sociale me fokus të veçantë tek personat me nevojë.
“Ky është një projekt i cili është përkrah nga BE, ku përfitues direkt ka qenë Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale me fokus të veçantë të përkrahës së grupeve me nevojë, kategorive më të marxhionalizuara në Kosovë dhe ka pasur sukses të mirë, sepse janë punësuar disa qindra persona, janë trajnuar mbi 500. Janë krijuar shumë mundësi biznesi për këto kategori e posaçërisht me faktin sepse ky projekt ka sjellë përvojat më të mira të bashkimit Evropian në Kosovë, të cilat paraqesin ekonomi sociale të tregut. Një ekonomi e cila funksionon sipas rregullave të tregut të lirë, por e ka një vëmendje tek kategoritë e veçanta”, tha Abrashi.
Përfaqësuesi i BE në Prishtinë, Libor Chlad tha se projekti i BE-së ka për qëllim punësimin e pjesëtarëve të grupeve të cenueshme. Ai pret ndikimet e para për mirëqenien në Kosovë me këto projekte që kapin shumën rreth 3 milionë euro.
“Me këtë projekt Bashkimi Evropian i ka kontribuar punësimit të shumë pjesëtarëve të grupeve të ndryshme të cenueshme. Ne kemi ofruar trajnime dhe mundësi të punësimit të njerëzve me aftësi të kufizuara, grave, grupeve të pakicave dhe të tjerëve. Kjo është një mundësi mjaft e madhe dhe e rëndësishme. Ne të gjithë synojmë krijimin e një tregu të punësimit që do të përfshinte sa më shumë qytetarë të Kosovës, duke I përfshirë edhe ata të cilët e kanë të vështirë të gjejnë punësim”, theksoi Chlad.
Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu vlerësoi lart punësimin dhe angazhimin e qytetarëve me nevojë. Ky projekt sipas tij është një avancim për qytetarët e kategorisë sociale.
“Një takim i tillë ka rëndësi multi-dimensionale në rendë parë nga dimensioni kohorë që po ndodhë në fund të vitit, në rendë të dytë është një takim i rëndësisë sociale, sepse është koha kur duhet të dëshmohet që kjo pjesë e shoqërisë nuk dëshiron të jetë barrë, por dëshiron të jetë pjesë e proceseve pozitive të shoqërisë kosovare. Dhe besoi se një kontribut të tillë duhet të respektohet dhe këtë që e bënë Ministria e Punës dhe Bashkimi Evropian është në funksion të mbështetjes të një grupi me rëndësi të veçantë”, theksoi Gërxhaliu.
Ideja kreative dhe inovative të vet punësimit për gra, të rijnë, dhe grupe të tjera në nevojë jetësohen përmes financimit nga Bashkimi Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A