LAJMI I FUNDIT:

Parregullsitë në zgjedhjet e Drenasit

Parregullsitë në zgjedhjet e Drenasit

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit janë shoqëruar me parregullsi sikurse edhe gjatë viteve të kaluara.

Ndër shkeljet që e kanë shoqëruar këtë proces kanë qenë: votimet familjare, publikimet e votës, prezenca e personave të paautorizuar në sallën e vendvotimeve, prania e materialit propagandues. Kështu  kanë deklaruar të dielën përfaqësuesit e Koalicionit për Integritet Zgjedhor (KIZ).

Një ndër anëtarët e këtij Koalicioni, Driton Selmanaj, duke folur për procesin zgjedhor në Drenas ka vlerësuar se këto parregullsi janë duke u shndërruar në një kulturë të keqe elektorale, shkruan gazeta ‘Zeri’.


“Ajo që është shqetësuese sipas vëzhguesve tanë është parregullsia shqetësuese, e cila ka përcjellë edhe këtë elektoral që si duket janë duke u shndërruar në kulturë të keqe elektorale për vendin”, ka deklaruar Selmanaj. Pavarësisht kësaj, ai e ka vlerësuar procesin zgjedhor në Drenas si të suksesshëm.

“Koalicioni vlerëson se në përgjithësi procesi i votimit dhe i numërimit në komunën e Drenasit ka qenë i lirë, i drejtë dhe demokratik, përkundër faktit që në disa zona të zgjedhjeve vëzhguesit tanë kanë raportuar për një numër shkeljeje zgjedhjesh dhe sipas vlerësimit tonë ato janë raste të izoluara”, ka potencuar më vonë Selmanaj.

Sipas tij, reagimi i institucioneve të drejtësisë karshi incidenteve të këtij procesi ka qenë profesional e i pa heziteshëm.

“Sidoqoftë, Koalicioni vlerëson se zgjedhjet e 4 dhjetorit edhe pse të jashtëzakonshme kanë qenë mirë të organizuara edhe nga ana e institucioneve, të cilat administrojnë me procesin zgjedhor”, ka përfunduar ai. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
230 mijë euro dëm,

230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë

Lajme
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Lajme
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Drejtësi
Kalo në kategori