LAJMI I FUNDIT:

Jakup Krasniqi: Partisë “Demokratike” mos ia zini për te madhe – ata demokracia i vret

Jakup Krasniqi: Partisë “Demokratike” mos ia zini për te madhe – ata demokracia i vret

Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj zgjedhjeve të sotme lokale për të parin e Komunës së Drenasit. Shkrimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Nipi i tha gjyshes: “Mos e ha mishin, se ne vegsh ka gjarpër e te helmon”. Gjyshja që ishte mësuar me e ngrenë mishin ne vegsh ia kthej: “Ves edhe pse vdes ndashtë”.

Kështu janë edhe deputetët e ministrat e PDK-së, të gjitha pozitat që i kanë, i kanë me vjedhje ose servilizmin e pa kurrizorëve, të cilët dje, në orët e mbrëmjes e kishin pushtuar Komoranin. Na detyruan që t’i vizitonim edhe ne!, me ftesen e aktivisteve. Ata këto ditë si hiena u ishin lëshuar fshatrave te Drenasit, ku nuk ju munguan premtimet e të gjitha ngjyrave, kërcënimet për vendet e punës, por nuk po heqin dorë as nga vesi i vjetër i blerjes se votave.


Nuk ka dyshim, këto veprime tani më nuk po i dëshirojnë as qytetarët e Drenasit, të cilët ua kanë kthyer shpinën këtyre veprimeve primitive mbase dhe kriminale.

Një gjë mbetet e saktë. Këta njerëz, kurrën e kurrës nuk mund ta pranojnë vullnetin e lirë te qytetarëve. Nuk mund të pranojnë zgjedhje të lira e demokratike. Ata punojnë për të prishur çdo rregullsi në zgjedhje!

Qytetarët e Drenasit kanë vendosur ta kthejnë demokracinë edhe në Drenas!

Ndonëse kundërshtarë të demokracisë kanë: deputetë e qeveritarë dhe persona të tjerë te “sigurisë”. Gjithë zhvatësit e pushtetit e të parasë publike!

Ketë e pash dje me sytë e mi! E shumë çka u raportua sot nga mediet!” (sic.), ka shkruar Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori