LAJMI I FUNDIT:

AGK: Prokuroria e Shtetit kërcënoi mediat, veprim i papranueshëm

AGK: Prokuroria e Shtetit kërcënoi mediat, veprim i papranueshëm

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagoi ndaj kërcënimit që prokuroria e shtetit iu ka bërë mediave, sot kur po zhvillohet procesi zgjedhor në Drenas.

Paralajmërimi në formë kërcënimi nga ky institucion paraqet shqetësim serioz për mediat dhe gazetarët.

“Kërcënimi se ‘do të merren masa konkrete në rastet e dezinformimit apo informimit të rrejshëm përmes portaleve dhe rrjeteve sociale’ është presion mbi mediat dhe qytetarët që të shprehen lirshëm, e drejtë kjo e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

AGK e konsideron të papranueshme këtë qasje të Prokurorisë së Shtetit, ndërkohë që i bëjmë thirrje këtij institucioni që të angazhohet më shumë në rritjen e bashkëpunimit me mediat si dhe krijimin e transparencës së nevojshme.

Ndryshe, AGK-ja mbështet në punën e tyre kolegët gazetarë, të cilët janë duke mbuluar zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Siguri
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

Lajme
Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Lajme
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Kalo në kategori