LAJMI I FUNDIT:

KIZ monitoron zgjedhjet në Drenas, kërkon maturi nga subjektet politike

KIZ monitoron zgjedhjet në Drenas, kërkon maturi nga subjektet politike

Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ) ka njoftuar se të dielën do të monitorojë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit, ku do të jenë të angazhuar 90 monitorues, prej të cilëve 72 do të jenë në vendvotime, kurse pjesa tjetër do të jenë të angazhuar në ekipe vëzhguese mobile.

Ky koalicion përmes një konference për media u ka bërë thirrje qytetarëve të komunës së Drenasit që të dalin në votime, kurse subjekteve politike u kërkon maturi “dhe të mos nxisin tensione eventuale, të cilat më pas do të ndikojnë në dëmtimin e procesit elektoral”.

“Koalicioni – gjithashtu do të monitorojë nga afër edhe punën e organeve të drejtësisë që kanë mandat të sigurojnë një ambient të sigurt për realizimin e të drejtës qytetare për votim. Objektiv i monitorimit do të jetë edhe periudha post zgjedhore si: procesi i numërimit të votave në qendrën e numërimit dhe punën e PZAP-së si organ që trajton ankesat eventuale nga subjektet e përfshira në proces”, thuhet në njoftim.


Bëhet e ditur se koalicion do mbajë konferenca të rregullta në orën 09:30 dhe 17:30, për të prezantuar të dhënat nga tereni mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, nëse është e nevojshme ky koalicion njofton se do të organizohen edhe konferenca të jashtëzakonshme.

“Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ”, përbëhet nga një numër i organizatave jo qeveritare si Çohu, Democracy Plus (D+), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), IniciativaQytetare në Skenderaj (IQS), Iniciativa për Progres (INPO) dhe CommunityBuilding Mitrovica (CBM). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Politikë
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Kalo në kategori