Një pilot i paidentifikuar, por i njohur për mesazhet që lë në qiell për radarët, arriti që të kompletojë projektin e tij më ambicioz.
Me avionin e tij “Robin DR400”, piloti misterioz përshkoi një kurs që, nëse vijëzohet, shfaq fjalën “Hello”, përshëndetjen e famshme angleze.
Suksesi më i fundit i këtij piloti u publikua nga faqja e internetit “Flightradar24”, e cila gjurmon fluturimet globale dhe u jep informacione në kohë reale njerëzve për trafikun ajror në botë.
Dhe sipas kësaj faqeje, e cila ka përvijuar në mënyrë elektronike udhëtimin prej 37 minutash të pilotit artist, këtë herë ai vendosi të përshëndeste këdo që mund të ishte duke parë.
Fluturimi dhe përshëndetja që ai solli u kryen mbi Gjermani, mbi rajonin e Niedersachsen, por nuk dihet nëse piloti është gjerman. Kohë më parë, i njëjti pilot vizatoi një zemër dhe një avion në qiell, transmeton tch.
Kolegu i tij më i afërt për nga zotësia është një tjetër pilot i paidentifikuar në Kaliforni, i cili njihet si “djali i luleve”, pasi kurset që kryen kanë pikërisht këtë formë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak