LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi interesant i femrës që ka lindur pa vaginë (Foto)

Rrëfimi interesant i femrës që ka lindur pa vaginë (Foto)

Një grua e re por që ka lindur pa vaginë, ka zbuluar se si është jeta me gjendjen e saj shëndetësore dhe problemin e krijimit të familjes.

Devan Merck ishte vetëm 12 vjeçe kur e kuptoi se nuk ka vaginë. Mjekët i kishin thënë se ajo vuan nga sindroma Mayer-Rokitansky-Custer-Hauser, më saktë ajo nuk ka kanal vaginal, por kishte qafën e mitrës jofunksionale, transmeton Telegrafi.


Por tani me ndihmën e mjekëve ajo mund të kryej marrëdhënie seksuale pa kurrfarë problemi dhe të bëjë një jetë normale,  pasi që i kanë krijuar një vaginë artificiale nga lëkura e të pasmeve të saj.

Tani Devan dhe bashkëshorti i saj Trent jetojnë në Georgia, dhe shpresojnë se do të arrijnë të krijojnë familjen e tyre me ndihmën e një nëne surrogate.

2

“Unë nuk dallojë nga femrat tjera, thjesht në vend të vaginës natyrale e kam të vendosur një artificiale. Për vite të tëra, më kanë ngacmuar duke me quajtur “djalë” dhe të “shëmtuar”. Meshkujt menjëherë më braktisnin në momentin që e kuptonin se nuk mund të kryej marrëdhënie seksuale. Por kur u njoftova me bashkëshortin tim, jeta ime ndryshoi. Së fundmi e kam zbuluar se i kam dy vezore, dhe shpresojmë që do të kemi fëmijët tonë biologjik. Të gjitha këto sfida vetëm sa më kanë bërë më të fortë, dhe mendoj se do të jem një nënë e përkryer”, ka thënë ajo.

Devan ka pasur një fëmijëri shumë të vështirë, dhe e gjitha filloi kur ishte vetëm 12-vjeçe kur edhe iu lajmëruan dhimbjet dhe ngërçet e mëdha në bark.

Mjekët ishin të bindur se bëhet fjalë për fillimin e menstruacioneve. Por pas shumë ekzaminimeve u konstatua se vuan nga një sindromë që prek një nga 5 mijë gratë, dhe kështu i hoqën mitrën pasi ishte jofunksionale.

Si 16-vjeçare, Devon i është nënshtruar ndërhyrjes së parë kirurgjike për t’i krijuar një vaginë artificiale, që do t’i ndihmonte të kryente marrëdhënie seksuale pa ndonjë problem, transmeton Telegrafi.

Kirurgët janë detyruar të hapin kanalin vaginal dhe zbrazëtirën të plotësojnë me lëkurë të marrë nga vithet e saj. Disa muaj më vonë, ajo është detyruar të bartë sfungjer brenda vaginës në mënyrë që lëkura të formonte kanalin vaginal.

Operacioni kishte përfunduar me sukses, por Devan vazhdonte të mos bënte seks sepse frikësohej për atë se çfarë do të mendojnë meshkujt për të. Vagina e saj kishte shenja nga ndërhyrja kirurgjike dhe dukej ndryshe.

3

Por me mashkullin që kishte humbur virgjërinë i kishte ndihmuar të luftojë frikën, pasi vazhdimisht i kishte folur se vagina e saj duket ndryshe dhe ka një aromë unike pasi që është artificiale.

Megjithatë, Devan arriti të gjej partnerin e jetës kur u takua me Trentin. Ata u martuan para pesë viteve, kurse dëshira e tyre më e madhe është të kenë fëmijët e tyre biologjik.

Trent vazhdimisht e përkrah bashkëshorten e vet dhe u thotë miqve se është krenarë me të dhe gjithçka që ka arritur në jetë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Fun
Mundësi i njohur ngre me një dorë gruan më të vogël në botë, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Mundësi i njohur ngre me një dorë gruan më të vogël në botë, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Amerikani shënon rekord të ri botëror duke thyer 110 lapsa në vetëm një minutë

Amerikani shënon rekord të ri botëror duke thyer 110 lapsa në vetëm një minutë

Interesante
E priste të dashurin për ta takuar, përballet me nënën e tij

E priste të dashurin për ta takuar, përballet me nënën e tij

Fun
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Kalo në kategori