LAJMI I FUNDIT:

Shokuese – Lojtari i Chapecoenses thotë se tragjedia nuk ishte aksident: Lojtarët u vranë (Foto/Video)

Shokuese – Lojtari i Chapecoenses thotë se tragjedia nuk ishte aksident: Lojtarët u vranë (Foto/Video)

Futbollisti i Chapecoenses, Moises Santos, i cili nuk udhëtoi me aeroplanin që përfundoi i rrëzuar tragjikisht afër Medellinit, thotë se piloti Miguel Quiroga ishte fajtor për tragjedinë dhe se ajo nuk ishte aksident.

Qartë ende në shok, lojtari Moises Santos i cili nuk udhëtoi me bashkëlojtarët për shkak të lëndimit, thotë se bashkëlojtarët e tij u vranë dhe se kjo nuk ishte aksident.

Sipas Santos, fajtori i vetëm për tragjedinë është piloti Miguel Quiroga i cili sipas tij e shkaktoi aksidentin.


Miguel Quiroga, piloti i aeroplanit të tragjedisë së Chapecoences

Piloti bolivian i cili kishte në pronësi linjën ajrore LaMia ishte regjistruar në komunikimet radiofonike duke pohuar se aeroplani kishte mbetur pa karburant momente para se të rrëzohej në malet e Medellinit në Kolumbi.

Por, raportimet tjera sugjerojnë se atij i është thënë që të bëjë rrethrrotullime me aeroplan, teksa ishte afër arritjes në aeroportin e Medellinit.

Tash, Moises Santos thotë se piloti shkatërroi shumë familje dhe gjithë qytetin e Chapcos, shkruan Telegrafi.

Lojtari Moises Santos akuzon pilotin Miguel Quiroga për aksidentin që la të vdekur bashklojtarët e tij.
Lojtari Moises Santos akuzon pilotin Miguel Quiroga për aksidentin që la të vdekur bashklojtarët e tij.

Dëshmitë po rriten nga autoritetet kolumbiane që aeroplani britanik 146 Avro RJ85 kishte fluturuar mbi kapacitetet e lejuara teksa ishte afër arritjes në aeroportin e Medellinit.

Në një regjistrim që ka rrjedhur dëgjohet piloti Quiroga duke thënë se ka dështim total elektrik dhe mungesë të karburantit.

19 lojtarë të Chapecoences mbetën të vdekur në aksidentin tragjik ajror!
19 lojtarë të Chapecoences mbetën të vdekur në aksidentin tragjik ajror!

Një zyrtar i aeroportit ka tërhequr vërejtjen para fluturimit nga Bolivia se karburanti në aeroplan është vetëm saktësisht për kohën e fluturimit dhe mund të mbesë pa karburant fare pak para aterimit.

Të tjera raportime bëjnë të ditur se Quirogas i ishte thënë që një tjetër aeroplan duhet të nisej më shpejt ëpr shkak të problemeve mekanike, dhe iu tha të pritej shtatë minuta.

Biseda mes pilotit dhe kullës zbulon edhe arsyen e rrëzimin të aeroplanit të Chapecoenses, fjala e fundit e pilotit ishte ‘Jezus’ (Foto)
Lexo po ashtu Biseda mes pilotit dhe kullës zbulon edhe arsyen e rrëzimin të aeroplanit të Chapecoenses, fjala e fundit e pilotit ishte ‘Jezus’ (Foto)

Në ndërkohë teksa kontrollori e kuptoi seriozitetin e situatës, dhe i tha aeroplanit tjetër që të largohet nga pista për të liruar rrugën e aeroplanit me lojtarët e Chapecoenses, ishte thjesht shumë vonë.

Autoritetet e aviacionit në Bolivi suspenduan nga operimi kompaninë ajrore LaMia.

Shpërthimi i jashtëzakonshëm i lojtarit Moises Santos është deklarata e parë e një futbollisti të klubit të prekur nga tragjeia.

Zyrtarët e Chapecoences nga ana tjetër kanë bërë të ditur se ata nuk e kanë ndërmend që të akuzojnë kompaninë ajrore LaMia për tragjedinë dhe se ata nuk do të ndërmerrnin procedura ligjore pas aksidentit.

Kampionë të përjetshëm!
Kampionë të përjetshëm!

Moises Santos i cili rdhi te Chapecoense në janar, ishte jashtë aksionit që nga korriku për shkak të një lëndimi në gju. Ai është dashur të rikthehej pas një muaji.

“Në momentin që u lëndova e kontestova Zotin, pse unë u lëndova? Sot e shoh që për shkak të lëndimit, Zoti më shpëtoi”.

“Por, si mund të hem se më ka shpëtuar Zoti, kur ai nuk i shpëtoi shokët e mi në aeroplan? Nëse ai më shpëtoi mua, pse nuk i shpëtoi të gjithë? Unë nuk kam arsye të flas se jam i bekuar”, tha Santos.

Ai la përgjegjësinë për tragjedinë te piloti i aeroplanit.

“Ju nuk mund të mbani shumë shpresë te qeniet njerëzore. Ai djalë që e ka drejtuar aeroplanin, ai ka shkatërruar shumë familje, ai ka shkatërruar gjithë qytetin e Chapecos. Gjithë atë për të cilën kanë jetuar qytetarët këtu”.

“Klubi do të ngritet përsëri, por vite e vite do të kalojnë dhe nuk do të ketë si ky ekip”, shtoi ai.

Të gjitha lajmet nga tragjedia ajrore e Chapecoences (Foto/Video)
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga tragjedia ajrore e Chapecoences (Foto/Video)

Santos i pyetur nëse do të kishte dëshirë që topi të hynte në portë në penalltinë që e ndali Danilo ndaj San Lorenzos në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës së Jugut që siguroi finalen dhe udhëtimin tragjik, ai tha se fajin nuk e ka topi, por piloti.

“Kur Danilo e ndali atë top, ai bëri të lumtur të gjithë, tifozët dhe familjarët. Ju nuk mund të fajësoni topin. I vetmi fajtor për këtë është piloti, askush tjetër. Topi nuk ka të bëjë me atë që u ndodhi shokëve të mi”, deklaroi ai.

https://twitter.com/Footballltrolls/status/803848562698256384

Santos shtoi se ai ishte shumë i afërt me të gjithë lojtarët, sidomos me anësorin Lucas Gomez, me të cilët edhe kishin raporte familjare dhe qëndronin në shtëpi të njëri tjetrit shpesh. Ai tha se informacionin e mori në mëngjes dhe shkoi menjëherë në stadium.

Mbi 30 mijë tifozë dhe bashklojtarë përshëndetën nën lot kampionat e zemrave të tyre!
Mbi 30 mijë tifozë dhe bashklojtarë përshëndetën nën lot kampionat e zemrave të tyre!

Deklarata e Santos vjen pak kohë pasi Globo TV që humbi po ashtu shumë gazetarë në këtë tragjedi, raportoi se Celia Castedo Monasterio, një e punësuar në Aasana në agjencinë e aviacionit të Bolivisë, tërhoqi vërejtjen se koha e fluturimit nga Santa Cruz de la Sierra drejt Medellinit ishte e barabartë me sasinë e karburantit që i nevojitet aeroplanit.

E alarmuar, ajo foli me kompaninë e fluturimit duke shprehur brengën e saj, por ajo u anashkalua duke konsideruar se “ajo nuk e di se për çfarë po flet” dhe se i është thënë që të mbetet e qetë, pasi që ata “do të fluturonin në Medellin në kohë më të shkurtër se sa parashihet nga sasia e karburantit” dhe se ajo “duhet të jetë e qetë dhe pa brenga”.

S'kishte ndeshje, por 130 mijë tifozë të Atletico Nacional u mblodhën në përkrahje të Chapecoenses (Foto/Video)
Lexo po ashtu S'kishte ndeshje, por 130 mijë tifozë të Atletico Nacional u mblodhën në përkrahje të Chapecoenses (Foto/Video)

Aeroplani është dashur që të mbajë karburant sa më shumë që është e mundur në mënyrë që të kishte udhëtim të sigurtë, por duket se ata anashkaluan të gjitha vërejtjet.

Punëtorja e agjencionit të aviacionit të Bolivisë e cila u përjashtua nga puna të enjten më 1 dhjetor tha se piloti nuk kishte plan alternativ edhe pse ishte e ditur se sasia e karburantit nuk do të ishte e mjaftueshme në rast të një emergjence.

Futbollisti pas katër ndërhyrjeve kirurgjike merr lajm fenomenal nga mjekët
Lexo po ashtu Futbollisti pas katër ndërhyrjeve kirurgjike merr lajm fenomenal nga mjekët

Në raportin që e kanë hetuesit, Monasterio precizon se ajo analizoi kohën e udhëtimit nga dy lokacionet. Ajo paralajmëroi të gjithë për rrezikun.

Sipas dokumenteve që i ka parë Globo TV, koha e udhëtimit ishte 4 orë e 22 minuta, po aq sa ishte e paraparë për sasinë e karburantit në aeroplan.

Ajo shtoi se piloti dhe të tjerë përfaqësues të kompanisë LaMia kanë insistuar që fluturimi të realizohej dhe se aty kishte “mjaftueshëm karburant”.

Përfaqësuesi i klubit për fluturime, Alex Quispe, i cili po ashtu vdiq, është përgjegjës për fluturimet, duke analizuar karburantin dhe kohëzgjatjen e tij.

Megjithatë, ai i tha Monasterios që të mos brengosej.

“Jo, ma’am, Celia Monasterio, koha që ne kemi është e mjaftueshme. Kështu që mos e fol më këtë punë. Ne do ta bëjmë në kohë më të shkurtër. Mos u brengos, je e qetë, okej”, u shpreh Quispe.

Portieri hero para se të vdiste në spital: Më duhet të shkoj, shokët e mi kanë nevojë për portier (Foto)
Lexo po ashtu Portieri hero para se të vdiste në spital: Më duhet të shkoj, shokët e mi kanë nevojë për portier (Foto)

Punëtorja e agjencisë së aviacionit të Bolivisë nuk ishte autoritetin për të mos lejuar realizimin e fluturimit.

Wanderson Rodriguez, ish-kapiten i klubit i cili u largua në fund të vitit të kaluar, kritikoi pilotin po ashtu duke thënë se ishte neglizhenca e tij pse ndodhi tragjedia.

Nga aksidenti ajror i ndodhur pesë kilometra larg aeroportit vdiqën 77 persona, në mesin e tyre 19 lojtarët e Chapecoences, stafi drejtues i klubit dhe 21 gazetarë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

La Liga
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Kalo në kategori