LAJMI I FUNDIT:

Futbollisti i Chapecoense i mbijetoi katër ndërhyrjeve kirurgjike, dhe kur u zgjua mori një lajm të mirë (Foto/Video, +16)

Futbollisti i Chapecoense i mbijetoi katër ndërhyrjeve kirurgjike, dhe kur u zgjua mori një lajm të mirë (Foto/Video, +16)

Të paktën një lajm i mirë ka ardhur pas tragjedisë në të cilën humbën jetën 71 persona, ku ishin edhe futbollistët e ekipit Chapecoense.

Futbollisti 31-vjeç Neto, është në gjendje stabile shëndetësore, madje edhe pas katër ndërhyrjeve kirurgjike në mushkëri, gjunjë, kyçin e këmbës dhe kokë, transmeton Telegrafi.


Lajmet e fundit nga Chapecoense pas tragjedisë ajrore!
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Chapecoense pas tragjedisë ajrore!

Pas aksident ajror, gjendja shëndetësore e futbollistit Neto ishte e rëndë, ndërsa pamjet e publikuara në mediat botore ishin shokuese, por fatmirësisht ai tani është në gjendje stabile.

Babai i tij Helam ka njoftuar përmes Facebook-ut, se i është kthyer shpresa se i biri i tij do të shërohet.

2

“Djali im është në gjendje më të mirë shëndetësore dhe pas operimit të këmbës, mjekët kanë thënë se do të mund t’i kthehet futbollit. Por ne do të vazhdojmë të lutemi për të”, ka shkruar Helam.

Ndërkaq, mjekët kanë bërë të ditur se portierit Jackson Ragnar Folman nuk do t’i amputohet këmba e majtë, derisa për fat të keq një gjë e tillë është dashur të bëhet në këmbën e djathtë.

Edhe futbollisti Alan Rushell ka kaluar mirë gjatë operacionit në kurriz dhe nuk do të ketë kurrfarë problemi me ecjen, por është përmirësuar edhe gjendja shëndetësore e gazetarit Rafael Hencel. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori