LAJMI I FUNDIT:

Tusk thotë se sanksionet ndaj Rusisë me siguri do të shtyhen

Tusk thotë se sanksionet ndaj Rusisë me siguri do të shtyhen

Udhëheqësi i trupit ekzekutiv të Bashkimit Evropian thotë se ai pret që sanksionet ndaj Rusisë të shtyhen vitin e ardhshëm, por një gjë e tillë do të jetë vështirë e arritshme në të ardhmen.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, ka bërë këtë koment gjatë një interviste të transmetuar më 1 dhjetor nga televizioni polak, TVN24.

Ai ka thënë që Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur atë që të ruajë qëndrim të bashkuar ndaj veprimeve ushtarake ruse gjatë viteve të fundit.


Ai thotë që beson se sanksionet do të shtyhen edhe një herë në muajin janar, për periudhën e zakonshme prej gjashtë muajsh.

Por, ai gjithashtu ka vlerësuar se zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-ve do e bëjë më të vështirë ruajtjen e unitetit të perëndimit ndaj Rusisë.

“Unë besojë që pas zgjedhjeve (në SHBA) dhe fitores së Donald Trump, do të bëhet më e vështirë që të ndërtohet një politikë të qartë të perëndimit drejt Rusisë”, ka thënë Tusk.

Trump gjatë fushatës ka mbajtur qëndrim më pajtues drejt Moskës.

Në Francë, ku shumë vëzhgues po presin që presidenti i ardhshëm të zgjidhet ish kryeministri Francois Fillon, i cili gjithashtu ka avokuar për më shumë bashkëpunim me Rusinë. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori