LAJMI I FUNDIT:

KEDS për reduktimet: Nuk ka asnjë mënyrë tjetër që të intervenohet në rrjet pa u ndalur rryma

KEDS për reduktimet: Nuk ka asnjë mënyrë tjetër që të intervenohet në rrjet pa u ndalur rryma

Kompania KEDS, përmes një komunikate, duke u përgjigjur vërejtjeve të dhëna edhe nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, për reduktimet e shumta të energjisë elektrike, ka theksuar se KEDS ka trashëguar një rrjet shumë të vjetër të shpërndarjes dhe për këtë po e plotëson detyrimin për ngritjen dhe përmirësimin e tij.

Sipas KEDS, për ta bërë këtë, duhet të ndërpritet furnizimi KEDS thotë se po përpiqen që ta bëjnë këtë në mënyrën më efikase të mundshme, në mënyrë që të mos shkaktohen shqetësime për konsumatorët.

Nuk ka asnjë mënyrë tjetër që të intervenohet në rrjet pa u ndalur energjia elektrike, meqë kjo mund të mund të shkaktonte humbje të jetëve të njerëzve.


Më poshtë ua sjellim komunikatën e plotë:

KEDS: Ndërprerje vetëm në raste emergjente

Duam të njoftojmë publikun edhe një herë se ne jemi duke vepruar në përputhje të plotë me udhëzimet e ZRRE-së.

KEDS ka trashëguar një rrjet shumë të vjetër, dhe ne po e përmbushim detyrimin tonë në ngritjen dhe përmirësimin e tij.

Për ta bërë këtë, ne duhet të ndërpresim furnizimin dhe ne po përpiqemi që ta bëjmë këtë në mënyrën më efikase të mundshme, në mënyrë që të mos shkaktojmë shqetësime për konsumatorët.

Nuk ka asnjë mënyrë tjetër që të intervenohet në rrjet pa u ndalur energjia elektrike, meqë kjo mund të mund të shkaktonte humbje të jetëve të njerëzve.

Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh se rrjeti është shumë i vjetër, shpesh ka ndërprerje dhe prishje emergjente që janë jashtë kontrollit tonë, në të cilat sërish ne detyrohemi të intervenojmë për t’i sanuar, në përputhje të plotë me ZRRE-së, në mënyrë që qytetarit të mos mbesin ma rrymë.

Ne e kuptojmë se kjo është e papërshtatshme për konsumatorët dhe po bëjmë çdo përpjekje që në këto raste ekipet të ndërhyjnë sa më shpejtë që munden.

Ne do të vazhdojmë të informojmë dhe të raportojmë tek institucionet publike relevante si ZRRE-ja dhe të tjerët, vazhdimisht dhe në mënyrë të detajuar në lidhje me veprimet e ardhshme emergjente që duhet të kryhen.

Edhe një here, shpresojmë në mirëkuptim dhe të kërkojmë falje për çdo shqetësim.

Dëshirojmë të ju sigurojmë që ne jemi të përkushtuar për të ofruar shërbimin tonë më të mirë për konsumatorët. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Kalo në kategori