LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi miraton Marrëveshjen Financiare për IPA 2015

Kuvendi miraton Marrëveshjen Financiare për IPA 2015

Me 81 vota pro, Kuvendi miratoi Ligjin për Marrëveshjen Financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për të cilën kërkohen 80 vota.

Kuvendi në seancën e sotme miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore, Projektligjin për kontrollin e brendshëm të financave publike, Projektligjin për Inspektoratin Shëndetësor.

Po ashtu, u miratua në parim Projektligji për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme në Kosovë, Projektligjin për performancën energjetike në ndërtesa, si dhe Projektligjin për akreditim.


Kuvendi miratoi dhe Raportin vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2015, Raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015,

U miratuan dhe Rekomandimet të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2017, Propozim-vendimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, të kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit, të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT.

Gjithashtu gjatë seancës, u miratua dhe Propozim-vendimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e kompensimeve për kryetarin, nënkryetarët dhe anëtarët e Këshillit për Trashëgimi Kulturore.

Ndërsa nuk u miratua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale.