LAJMI I FUNDIT:

“Le Temps”: Një vdekje e tepërt që mund të godasë Kosovën

“Le Temps”: Një vdekje e tepërt që mund të godasë Kosovën

Gazeta e njohur frankofone “Le Temps” i ka kushtuar një artikull të tërë rastit të vdekjes së Astrit Deharit. Sipas gazetarit, Kosova është “gjithnjë e më shumë si një bombë me sahat, ku vdekja misterioze e një aktivisti të ri të opozitës në qelinë e tij kristalizon zemërimin kundër qeverisë dhe presidentit Hashim Thaçi”.

Një dinstinkt në pallto me portretin e një të riut zeshkan dhe po e njëjta fytyrë e qeshur e ngjitur në murin e një ndërtese. Ata janë me qindra të mbledhur në sheshin “Nënë Tereza”, rruga kryesore e Prishtinës. Është momenti i përkujtimit, sepse para ca ditësh ka vdekur një djalosh. Astrit Dehari, 26 vjeç, student i vitit të 6-shtë në Mjekësi dhe militant i lëvizjes opozitare “Vetëvendosje”, u gjet i vdekur më 5 nëntor në një qeli në burgun e Prizrenit. Që nga ajo ditë, një valë zemërimi është përhapur sikur një zjarrë i tërbuar. “Drejtësi për Astritin”, “Drejtësi për Astritin”, brohorisin miqtë dhe familja e tij, transmeton Albinfo.ch shkrimin e “Le Temps”.

Autoritetet shpejt kanë arritur në përfundim se vdekja e Daharit ishte vetëvrasje, duke cituar faktin se ai kishte marrë hapa, një shpjegim shumë shpejt i braktisur, kurse më pas flitej sa ai ishte asfiksuar nga gëlltitja e një shisheje plastike.


Tomë Gashi është një nga avokatët më të famshëm dhe më i diskutueshëm në Kosovë. Ishte ai që e mbrojti ish-komandantin e UÇK-së, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinajn në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë (ICTY). Me vdekjen e të riut, avokati pranoi të përfaqësojë familjen e tij dhe menjëherë vajti për të blerë një shishe mjaltë në një dyqan afër.

Duke imituar gjestin, ai tregon sa ishte e pamundur të fusësh shishen e mjaltit në gojë për t’i dhënë fund ditëve të tij, gjë që të gjithë mjekët konfirmuan më pas. Shishja, në formë të arushës, është pothuajse 6 cm e gjerë, që do të thotë se është e pamundur të hyjë në fyt nëse dikush tjetër nuk e shtyn me forcë. Fotografitë e Astritit në autopsi tregojnë një fytyrë të pastër dhe të qetë. Por, një prerje shihet dukshëm prapa qafës, ndërkohë që duart e tij dhe këmbët mbajnë gjurmë të lëndimeve sikurse ai është përpjekur t’i rezistojë ekzekutuesit e tij.

“Ka vetëm një hipotezë të besueshme: ajo e një rrahjeje, apo një procedure me pyetje, e cila ka përfunduar keq”, thotë avokati Gashi, duke nënvizuar kontradiktat që po grumbullohen në lidhje me procedurën. “Mbi të gjitha, ne kërkojmë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe të Drejtësisë, si dhe formimin e një komisioni të pavarur hetimor”.

Astrit Dehari u arrestua më 30 gusht. I akuzuar si pjesëmarrës i një “grupi terrorist” dhe duke marrë pjesë në demonstratat e verës së kaluar, gjatë të cilave me disa koktej molotov është sulmuar Parlamenti. Në paraburgim, ai është marrë në pyetje vetëm në fund të 68 ditëve.

Prindërit e Astritit banojnë në një fshat në periferi të Prishtinës, e cila po zgjerohet kohët e fundit nga urbanizimi i kryeqytetit. Në vitin 1981 babai i tij, Avni Dehari, ishte strehuar në Zvicër, ku i kanë lindur tre fëmijët e tij. Poet, ai ishte aktiv në radhët e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), një grup nacionalist me bindje marksiste-leniniste, kryesisht i vendosur në diasporë. Është nga ky grup që lindi UÇK-ja, është në radhët e LPK-së që udhëheqësit aktualë të Kosovës kanë kryer klasat e tyre.

“Ata ishin miqtë tanë, por ne u ndamë kur kuptuam që ata kanë zgjedhur të zhyten në korrupsion”, tha Dehari. Të rritur në një familje, ku ne nuk bëjmë kompromise mbi parimet, dy djemtë e tij i janë bashkuar në mënyrë të natyrshme lëvizjes “Vetëvendosje”.

Familja është kthyer për të jetuar në Kosovë në vitin 2001, kur Astrit kishte 12 vjet. “Ne kemi pasur mundësi të kërkojmë nënshtetësinë zvicerane, por Kosova është vendi ynë. Astriti shpeshherë hidhërohej me miqtë e tij, të cilët të gjithë kërkonin të emigrojnë. Ai donte të qëndrojë në Kosovë”, tha Avni Dehari.

Ditën e varrimit familja mori një telegram ngushëllimi nga Hashim Thaçi, të cilin ajo nuk e pranoi: “Regjimi akuzon djalin tim për terrorizëm dhe më pas kreu i shtetit i dërgon një mesazh ngushëllimi … një djaloshi që mendohej që ishte terrorist? Kjo nuk ka logjikë”.

Ambasadat perëndimore në Prishtinë shumojnë presionet diskrete, duke kërkuar që hetimet të vazhdojnë me baza të reja, nga frika se çështja e Deharit do të shkaktojë një shpërthim social në Kosovë, ku të rinjtë, të goditur nga papunësia masive, janë të ndarë mes rebelimit dhe mërgimit.

Lëvizja “Vetëvendosje” bëri thirrje gjithashtu për një hetim të pavarur, por tregon një lloj përmbajtjeje. “Qeveria kërkon të na kriminalizojë, ai dëshiron të na provokojë qëllimisht me shpresë se do të shkaktojë në Kosovë zjarr dhe gjak, për t’u paraqitur më pas si të vetmit garantues të rendit”, thotë Visar Hymeri, kryetar i partisë.

Ky rast arrin në një moment ku skena politike e Kosovës është më e dëmtuar se kurrë. Dy burrat e fuqishëm të vendit, presidenti Hashim Thaçi dhe ish-krahu i djathtë i tij, Kadri Veseli, kryetar i Parlamentit, mundohen të shënojnë territorin e tyre para se të bien akuzat e para të Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së, që priten në muajt e ardhshëm.

“Ne jemi të mësuar me korrupsionin e udhëheqësve tanë, por nëse ata fillojnë të vrasin fëmijët tanë, duke folur për demokraci, kjo është e tepërt”, thotë me zemërim një mësues që ka ardhur për t’i shprehur ngushëllime familjes. “Ne nuk do t’i lejojmë ta transformojnë Kosovën në një diktaturë të Pinoqetit”.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori