Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një deklaratë për RTK-në, ka folur për idenë e tij për krijimin e një komisioni i cili do të bënte matjen e territorit të Kosovës, duke thënë ndër të tjera se askush nuk ka arsye të frikësohet nga e vërteta para qytetarëve për demarkacionin.
Duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për një komision të ri qeveritar ose për rishqyrtim të procesit të shënjimit të vijës kufitare, por vetëm për të bërë matjen e territorit, duke përfshirë vijën kufitare me Malin e Zi, kryeministri Mustafa, ka ftuar opozitën që të bëhet pjesë e këtij procesi në mënyrë që t’i hapet rruga kalimit të demarkacionit dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Sot në Qeveri e kam hapur idenë që të themelohet një Komision Qeveritar, i cili do të kishte për detyrë matjen e territorit të Republikës së Kosovës, ndërlidhur edhe me shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Në këtë rast, nuk është fjala për një komision të ri qeveritar ose për rishqyrtim të procesit të shënjimit të vijës kufitare, por objektivi themelor është që ne të matim territorin e Republikës së Kosovës, t’i njoftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës se sa është territori i Republikës së Kosovës, dhe se a ka humbë Kosova territor me rastin e shënjimit të vijës kufitare, në krahasim me territorin të cilin ne e kemi trashëguar nga vitet e ’80-ta, ose me territoret që e kemi pasur ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë dhe duke respektuar kriteret territoriale të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar se konsideron se ky është një proces i dobishëm për Kosovën, është i dobishëm për qytetarët e Kosovës, sepse ata do ta marrin qartë informatën nga ekspertët e vendit lidhur me sipërfaqen e territorit të Republikës së Kosovës, dhe se a korrespondon kjo sipërfaqe me atë që Kosova ka trashëguar si shtet.
Tutje Mustafa ka shtuar se poashtu, është një mesazh i qartë për të gjithë ata që deri më sot e kanë kontestuar shënjimin e vijës kufitare si kriter për përmbushjen e liberalizimit të vizave, që të heqin dorë nga kjo në qoftë se konsiderojmë se nuk kemi humbur territor.
“Ne qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet t’ju japim të vërtetën dhe askush nuk ka arsye të frikësohet nga e vërteta para qytetarëve të Republikës së Kosovës, as Qeveria, as opozita. Unë do të dëshiroja që në këtë Komision për matje të jenë edhe përfaqësuesit e opozitës, të kemi ekspertë edhe të Aleancës, edhe të NISMA-s, edhe të Vetëvendosjes, edhe ekspertë tjerë të institucioneve qeveritare në mënyrë që bashkërisht të punojmë, sepse ekspertët janë ekspertë dhe ata do të punojnë mbi bazën e ekspertizës dhe rezultatet e kësaj ekspertize do t’i publikonim para qytetarëve të Republikës së Kosovës, përmes Qeverisë ose përmes formave që ata do të pajtoheshin”, ka thënë kryeministri Mustafa për RTK.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A