LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Shkelje flagrante e rregullores së punës nga kryesuesi i seancës plenare

Haradinaj: Shkelje flagrante e rregullores së punës nga kryesuesi i seancës plenare

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës ishte pothuajse krejtësisht jashtë rregullores së punës e cila u jep të drejtë deputetëve që të ju drejtohen qeveritarëve për temat e caktuara që janë brenga të qytetarëve.

“ Në pamundësi që të ju drejtohen pyetjet, pasi që kryesuesi pothuajse në çdo pyetje drejtuar qeveritarëve i komentonte dhe konsumonte kohën për pyetje parlamentare që ishin të shumta e që për korrektësi dëshiroj që opinioni t’i di:

Pyetje për ministrin e Arsimit:


Pse nuk respektohen rregullat për sistemimin studentëve rreth banimit( konvikte) ku kjo situatë po i dëmton shumë studentët që janë nga periferia e Kosovës?

Pyetja e dytë për ministrin e FSK:

Pyetja kishte të bënte për shpenzimet e buxhetit të FSK dhe për buxhetin e vitit që vjen.

Ndërsa kolegët e grupit i kishin temat e ndryshme, si shtrenjtimi i rrymës, sekretaria e komisionit për kategoritë e luftës që nuk ka punu që nga maji i këtij viti.

Gjendja në shëndetësi dhe problemet me barna dhe ngrohje.

Rreth mungesës së interesimit të qeverisë për rregullimin e urës së Rakovinës etj.

E tëra kjo bëri që të bojkotojmë seancën e cila vazhdoi të diskutojë me dhjetra ligje e ku prezencë të deputetëve nuk kishte( nuk kishte kourum).

Por koalicioni qeverisës duhet ta kuptojë që kjo legjislaturë as për së afërmi nuk është në krye të detyrës”, ka thënë Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori