LAJMI I FUNDIT:

Asociacioni i Gazetarëve kërkon që të hapen gjykatat

Asociacioni i Gazetarëve kërkon që të hapen gjykatat

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar jashtëzakonisht shumë me mbylljen e dy seancave gjyqësore gjatë ditës së sotme, rasti ‘Mekaj, si dhe rasti ‘Stenta”.

“Shprehim kundërshtimin tonë me veprimet e papranueshme të sistemit të drejtësisë. AGK-ja ditë më parë kishte kërkuar nga gjykatësi i Gjykatës Themelore të Prishtinës Shasivar Hoti të rishikojë vendimin e tij për mbylljen për publikun dhe mediat të gjykimit në rastin e ish-kryetarit të Gjykatës se Apelit Salih Mekaj”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Siç thuhet në komunikatë, sot është dëshmuar se ky institucion nuk është i interesuar që të respektojë parimet për transparencë.


“Kundërshtimin tonë nuk e ka marr parasysh as gjykatësja e rastit ‘Stenta’, Shadije Gërguri. Arsyetimi se salla është e vogël dhe se ka numër të madh të të akuzuarve paraqet arsyetim joserioz dhe të pa qëndrueshëm për gazetarët në vend”, thuhet në reagim.

AGK iu bënë thirrje të dy gjykatësve të rasteve në fjalë si dhe Gjykatës Themelore që të ndërmarrin veprime të menjëhershme duke garantuar transparencë në drejtësi. /Telegrafi/