Zëvendësdrejtoresha e “Amnesty International” për Evropë dhe Azi Qendrore, Gauri van Gulik e shoqëruar nga hulumtuesi për Ballkan Todor Garos u takuan me përfaqësues të KMDLNj – së, Behxhet Shala, drejtor Eezekutiv dhe me Valentina Demolli, udhëheqëse e programeve.
Sipas kumtesës nga KMLDNj, përfaqësues të “Amnesty International” u interesuan për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë me theks të veçantë për të drejtat e grupeve të margjinalizuara, kontributin e EULEX–it në fushën e së drejtës dhe sundimit të ligjit, për krimet e luftës, të drejtat e pakicave dhe për gjendjen dhe trajtimin e të burgosurve në Kosovë.
“KMDLNj e informoi zëvendësdrejtoreshën e ‘Amnesty International’ për të drejtat e njeriut në Kosovë duke e vënë në pah se ato ndërlidhen dhe kushtëzohen me kontekstin ekonomik, social dhe politik. KMDLNj theksoi pozitën e rëndë të pensionistëve, personave të zhvendosur që nuk u lejohet kthimi në pronat e tyre, gjykimi selektiv i rasteve për krime lufte, pozitën e rëndë të fëmijëve që punojnë punë të rënda fizike, mospërmbushjen e detyrimeve ndaj personave me aftësi të kufizuara, kushtëzimin e integrimit të pakicës serbe me kërkesa politike ndërsa pozitën e romëve e vlerësoi si të rëndë në aspektin ekonomik sikur që e pohoi se ndaj romëve nuk ka qëndrim racist në Kosovë. U fol për lirinë e fjalës dhe të medieve. Gjithashtu u fol për kufizimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës shkaku se vetëm Kosova është e përjashtuar nga zona Shengen”, thuhet në njoftimin e KMLDNj-së.
KMDLNj, e informoi “Amnesty International” për gjendjen e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria në stacionet policore, qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese ku Kosova qëndron më mirë se disa shtete të rajonit.
Në këtë kontekst KMDLNj e theksoi problemin e zgjatjes së paraburgimit dhe stërzgjatja e vendimeve gjyqësore.
“Angazhimin e EULEX-it në fushën e sundimit të ligjit KMDLNj e vlerësoi si përshtatje të këtij misioni me politikanët e vendit me të cilët jetojnë në një bashkëjetesë harmonike prandaj edhe kemi shumë probleme. KMDLNj e vlerësoi se në Kosovë mungon një adresë e përgjegjësisë ku do të drejtoheshin qytetarët dhe në vend të saj kemi katër adresa: UNMIK, EULEX, Serbia për pjesën veriore të Kosovës dhe lokacionet ku jetojnë shumica serbe e që kontrollohet nga Serbia, dhe institucionet e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A