Ministrja për Dialog, Edita Tahiri përmes një deklarate për media ka thënë se bisedimet e djeshme në Bruksel për çështjet e drejtësisë kanë qenë të frytshme dhe ato do të vazhdojnë edhe sot.
“Jemi shumë afër përcaktimit të datës finale për vendosjen e sistemit unitar të drejtësisë edhe në pjesën veriore të shtetit tonë, si rezultat i marrëveshjes së Brukselit. Zbatimi i marrëveshjes për drejtësi mundëson krijimin e sistemit unik të drejtësisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, ku një gjykatë themelore dhe një zyrë prokuroriale do të fillojnë së shpejti funksionimin në rajonin e Mitrovicës, ku përfshihen shtatë komuna ashtu siç përcaktohet me Ligjin për Gjykatat të Republikës së Kosovës. Ligji për Gjykatat i Republikës së Kosovës /Nr. 03/L-199 neni 2.7, përcakton se Gjykata Themelore e Mitrovicës me seli në Mitrovicë themelohet për territorin e Komunës së Mitrovicës Jug dhe Mitrovicës Veri, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajt dhe Vushtrrisë. Sipas këtij ligji në Kosovë ekzistojnë gjithsejtë shtatë gjykata themelore”, ka thwnw Tahiri.
Ajo ka shtuar se Kosova ka përmbyllur me sukses procesin e rekrutimit të stafit gjyqësor dhe prokuorial sipas ligjeve të Kosovës.
“Zbatimi i kësaj marrëveshje i jep fund ish strukturave paralele të drejtësisë në sistemin e Kosovës. Këto struktura paralele de facto kanë ndaluar operimin në fund të 2013, ndërsa de jure shpërbërja e tyre do të ndodh në momentin kur Serbia shfuqizon kontratat e punës dhe ndal pagat për këtë staf që më parë ka punuar në këto ish struktura paralele. Pas këtij veprimi, nis menjëherë fillimi i punës së sistemit të drejtësisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit”. theksoi ajo./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze