LAJMI I FUNDIT:

Peticioni me 20 mijë nënshkrime “Drejtësi për Astritin” do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës

Peticioni me 20 mijë nënshkrime “Drejtësi për Astritin” do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës

Përfaqësuesit e shoqërisë civile do t’i dorëzojnë sot Kuvendit të Kosovës peticionin me mbi 20 mijë nënshkrime të qytetarëve me kërkesën për debat parlamentar për rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në burgun e Prizrenit, më 5 nëntor.

Peticioni “Drejtësi për Astritin”, pritet t’i dorëzohet Kryesisë së Kuvendit, Qeverisë dhe Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, nga organizatorët, Besa Luzha, Florina Duli dhe Rudinë Jakupi.

Shoqëria civile ka organizuar paraprakisht dhe disa protesta me kërkesën “Drejtësi për Astritin”.


Kërkesat kryesore të organizatorëve janë për hetim të pavarur dhe transparent për rastin, si dhe kërkesa për dorëheqjen e udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për mosgatishmërinë morale e ligjore për të kërkuar dhe dhënë përgjegjësi.

Po ashtu, është kërkuar nisja e menjëhershme e ndjekjes penale të përgjegjësve që dështuan të garantojnë sigurinë e jetës së Astritit në institucionet e shtetit dhe shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës në tërë zinxhirin hierarkik për mos trajtimin dinjitoz të Astritit në qendrën e paraburgimit edhe pas vdekjes së tij.

Përpjekje për thirrje të një seance të jashtëzakonshme pati bërë edhe Lëvizja vetëvendosje, por nuk arriti t’i siguronte 40 nënshkrime të deputetëve.

Pasi të pranojë peticionin e qytetarëve, i mbetet Kryesisë së Kuvendit që në bazë të Rregullores së Punës së Kuvendit, të vendos nëse janë plotësuar kushtet ligjore për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, 26 vjeç,vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor. Ai po mbahej në paraburgim nën dyshimet për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, i cilësuar si akt me terrorist.

Bazuar në raportin e autopsisë të cilin e kishte prezantuar Kryeprokurori i Gjykatës Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, konstatohej se Dehari kishte vdekur nga asfiksia (bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes) dhe lëndimet e vet shkaktuara.

Por, familja Dehari si dhe Lëvizja Vetëvendosje e kanë kundërshtuar këtë rezultat dhe konstatim dhe po kërkojnë hetime të pavarura, të cilat do të zhvilloheshin pasi që ministrat e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të japin dorëheqje. /rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Kalo në kategori