Kukësi është fituesi i edicionit të 8 të Kupës “Pavarësia”, të zhvilluar në “Selman Stërmasi”.
Në këtë ngjarje, që u mbajt me rastin e 104-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, morën pjesë 4 skuadra, ku përveç verilindorëve ishin edhe Prishtina, Otranto dhe Shkëndija e Tetovës.
Skuadra e Kukësit mundi në finale Prishtinën, ndaj së cilës fitoi me rezultatin 2-0. Ishte një përballje e dominuar totalisht nga verilindorët, që në fund ngritën edhe trofeun e këtij turneu. Moreira dhe më pas Lushtaku ishin ata që i dhuruan këtë triumf skuadrës së Kukësit.
Përpara kësaj finaleje, Kukësi dhe Prishtina zhvilluan ndeshjet e tyre respektive ndaj Shkëndijës së Tetovës dhe Otrantos. Kukësi arriti të mposhtë skuadrën tetovare 3-1, ndërsa Prishtina fitoi vetëm në çastet e fundit ndaj Otrantos 1-0.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251