LAJMI I FUNDIT:

Rrahje dhe të shtëna me armë në Leposaviq

Rrahje dhe të shtëna me armë në Leposaviq

Është raportuar për një rrahje në një kafiteri në Leposaviq, ku gjatë intervenimit dhe tentim arrestimit të dyshuarve ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, njofton policia.

Nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit.

“Lidhur me rastin janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Serb. Në vend ngjarje janë gjet dhe konfiskuar një pushkë automatike M-72 me 22 fishek të cal.7.62mm dhe një revole Glock me 7 fishek. Njësite përkatëse policore kanë dal në vendngjarje.