LAJMI I FUNDIT:

Ja si të ulni tensionin e lartë të gjakut për vetëm pesë minua pa përdorur kurrëfarë ilaçesh

Ja si të ulni tensionin e lartë të gjakut për vetëm pesë minua pa përdorur kurrëfarë ilaçesh

Kjo sëmundje është shumë e shpeshtë në kohën moderne

Shumica e njerëzve do të përballen me shtypjen e lartë të gjakut si pasojë e stresit dhe e shumë faktorëve të tjerë, siç janë teprica e kripës, konsumimi i alkoolit, mungesa e gjumit, pirja e duhanit dhe pesha te tepërt e trupit.

Nëse dëshironi t’i shmangeni përdorimit të ilaçeve, mund të mbështeteni në një teknikë natyrore nga mjekësia kineze, të cilën jua rekomandon Dr. Lu Hun Sen, transmeton Telegrafi.


Në fillim duhet t’i bëni një masazh të thjeshtë linjave të cilat kalojnë pas laprës së veshit në drejtim të klavikulës, me masazh shumë të butë nga maja deri në fund. Përsërisni këtë 10 herë nga çdo anë.

Me siguri pyesni se si të gjeni këtë pikë. Është shumë e lehtë – gjendet tek lapra e veshit, gjysmë centimetri pas veshi në drejtim të hundës.

Është e nevojshme që kësaj pjese t’i bëni masazh rreth një minute nga të dyja anët e fytyrës. Pas kësaj shtypni fuqishëm, deri sa t’ju dhembë.

3

Kur të përfundoni këtë tretman të thjeshtë, do të vëreni që shtypja juaj e gjakut do të ulet.

Sipas mjekësisë kineze gjëja më e rëndësishme është qarkullim i drejtë i gjakut.

Nga ana tjetër, nëse ekziston ndërprerje e qarkullimit të gjakut, sëmundje të ndryshme mund të zhvillohen në cilin do moment.

Për këtë arsye është me rëndësi të madhe që t’i bëhet masazh kësaj pike, në mënyrë që problemet e caktuara shëndetësore të mund të neutralizohen. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori