Organizatat në Maqedoni kundër keqpërdorimit të fëmijëve në fushatat zgjedhore
Organizatat, të cilat në fokus kanë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, kanë ngritur zërin kundër keqpërdorimit të fëmijëve për qëllime politike gjatë fushatës zgjedhore.
Keqpërdorime janë evidentuar në rastet si promovimi i kandidatëve për deputetë në shkollat fillore dhe kopshtet e fëmijëve ku është shënuar një rast në Tetovë; shfaqjen e fëmijëve në mitingjet e partive, si dhe përdorimi i shkollave si shtabe të partive politike apo zvogëlimin e numrit të stafit në shkolla apo çerdhe, sepse një pjesë e tyre duhet të paraqiten me detyrim mitingjet e partive politike.
Dragi Zmijanac drejtues i Ambasadës për fëmijë “Megjashi”, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se çdo rast, i cili evidentohet në SOS telefonin për fëmijë dhe të rinj në kuadër të ambasadës, do të ngrihet procedurë në organet më të larta të Kombeve të Bashkuara, përfshi këtu dhe Komitetin për të Drejtat e Fëmijëve.
“Tërë kohës jemi në kontakt me shkollat fillore dhe ata të mesme dhe kemi njohuri se një pjesë e shkollave janë shndërruar në shtabe politike, si dhe janë shënuar keqpërdorime të formave të ndryshme për qëllime të fushatës zgjedhore”.
“Të gjitha rastet evidentohen nga ana jonë dhe përkëtë do të informohet faktori ndërkombëtar, si dhe komiteti për të drejtat e fëmijëve. Edhe një herë e theksoj se fëmijët nuk duhet lejuar të bëhen viktimë e mësimdhënësve, të cilët janë aktivistë partiakë, aq më pak partive politike që përmes fëmijëve të përfitojnë vota”, ka theksuar Zmijanac.
Ndërkaq, Ali Pajaziti, sociolog, duke komentuar keqpërdorimin e fëmijëve për qëllime politike nga ana e partive politike në Maqedoni, me theks ata të cilët janë në pushtet, thotë se prania e kësaj dukurie, edhe pse politikanët janë të vetëdijshëm se shkelin Kodin zgjedhor, flet qatë për degradimin e politikës si veprimtari publike.
“Në asnjë mënyrë në fushatë zgjedhore nuk duhet lejuar prezenca e fëmijëve. Fëmijët nuk duhet lejuar që në këtë ose atë mënyrë të bartin flamuj me emblemat e partive politike ose duke u pozicionuar në skena të ndryshme të partive politike, madje duke ngjyrosur fytyrën me ngjyrat e një opsioni politik”.
“Me çdo kusht duhet të pengohet një traditë e këtillë e shëmtuar dhe në këtë drejtim duhet të kontribuojnë duke filluar nga mediat, deri te qytetari ordiner, duke ngritur vetëdijen. Veçanërisht, përgjegjësia bie mbi politikëbërësit, të cilët duhet të heqin nga karvanët e tyre figurat e fëmijëve”, ka theksuar Pajaziti, ligjërues i shkencave të Sociologjisë në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.
Ndryshe, edhe Asociacioni MOST, i cili monitoron tërë procesin zgjedhor me numrin më të madh të vëzhguesve, ka bërë të ditur se të gjitha rastet, të cilat kanë të bëjnë me keqpërdorimin e institucioneve arsimore për qëllime politike, përfshirë këtu dhe rastin e shndërrimin të një shkolle fillore në komunën Çair të Shkupit, në shtab zgjedhor, pasi të evidentohen dhe dokumentohen, do të paraqiten në Prokurorinë Publike, përkatësisht Komisionin e formuar enkas për ndjekjen e parregullsive zgjedhore.
“MOST, rithekson se keqpërdorimi i institucioneve publike në rastin konkret, shkollat fillore, paraqesin vepër penale qe është e dënueshme edhe me burg”, ka theksuar kryetari i Asociacionit MOST, Darko Aleksov.
Ai ka nënvizuar se për këtë rast dhe 98 rastet e tjera siç është presioni ndaj administratorëve, mosndarja e aktiviteteve partiake nga ato shtetërore etj, ka ngritur iniciativë deri në Komisionin për ndjekje të parregullsive zgjedhore në kuadër të Prokurorisë Publike, komision ky që është formuar në bazë të marrëveshjes politike të Përzhinos. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë