LAJMI I FUNDIT:

Për peticionin “Drejtësi për Astritin”, janë dhënë 18 mijë nënshkrime

Për peticionin “Drejtësi për Astritin”, janë dhënë 18 mijë nënshkrime

Organizatorët e peticionit që thërret për “Drejtësi për Astritin”, përmes një njoftimi për media ka njoftuar se mbledhja e nënshkrimeve do të bëhet edhe nesër, në pikat qendrore në Prishtinë, si dhe në tri qytete të tjera.

Sipas tyre, për katër ditë, janë mbledhur rreth 18 mijë nënshkrime. Ndërsa, bëjnë thirrje për nënshkrim të mëtejme të peticionit që ishte përgatitur mbi këto pika:

1. Hetim të pavarur dhe transparent për rastin sa më parë


2. Dorëheqjen e udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për mosgatishmërinë morale e ligjore për të kërkuar dhe dhënë përgjegjësi.

3. Fillimin e menjëhershëm të ndjekjes penale të përgjegjësve që dështuan të garantojnë sigurinë e jetës së Astritit në institucionet e shtetit dhe shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës në tërë zinxhirin hierarkik për mos trajtimin dinjitoz të Astritit në qendrën e paraburgimit edhe pas vdekjes së tij.

4. Kryesia e Kuvendit të Kosovës në bazë të Nenit 38, paragrafit 1 të Rregullores së Punës së Kuvendit, të thërras mbledhje të jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit.

“Aktivistët e shoqërisë civile do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme, më datë 28 nëntor, me mbledhjen e nënshkrimeve në disa pika në Prishtinë: Sheshi Skëndërbeu, Sheshi Zahir Pajaziti, Sheshi Nënë Tereza, Para Pallatit të Rinisë, përball Rektoratit dhe te Lesna. Po ashtu nënshkrime do të mblidhen edhe në Gjakovë: te Parku i Qytetit, Sheshi Nënë Tereza dhe Qarshi të Vogël, nga ora 10:00; në Podujevë: Sheshi i qytetit, nga ora 10:00; në Ferizaj: në qendër tek Posta dhe tek në nënkalimi, nga ora 10:00”, thuhet në njoftim.

Astrit Dehari vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në ditën e 5 nëntorit. Raporti i autopsisë ka thënë se ai ka ndërruar jetë nga asfiksia e shkaktuar nga vet ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori