LAJMI I FUNDIT:

Titon tentuan 50 herë ta vrasin, sidomos rusët!

Titon tentuan 50 herë ta vrasin, sidomos rusët!

Sipas disa vlerësimeve, liderin e ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Josip Broz Titon, 50 herë kanë tentuar ta vrasin.

Tito e ka helmuar Stalinin
Lexo po ashtu Tito e ka helmuar Stalinin

Në shumicën e rasteve, prapa atentateve qëndruan rusët, saktësisht lideri i tyre Josif Stalin të cilin i mëveshen 22 atentate.

Të tjerët që donin ta vrisnin ishin amerikanët, pastaj edhe shtetet nga Pakti i Varshavës, UDBA-shët e tij e edhe ustashët kroatë e çetnikët serbë, transmeton Telegrafi.


Dokumentet sekrete arkivore të takimit të Stalinit me komunistët jugosllavë: Shtizat e mosmarrëveshjeve Stalin-Tito u thyen në çështjen shqiptare
Lexo po ashtu Dokumentet sekrete arkivore të takimit të Stalinit me komunistët jugosllavë: Shtizat e mosmarrëveshjeve Stalin-Tito u thyen në çështjen shqiptare

Titon fillimisht janë munduar ta vrasin gjermanët në Dërvar, më 1944, për të shuar kështu rezistencën partizane. Stalini tenton ta vrasë atë më 1947, kur raportet jugosllavo-sovjetike ishin ende të mira. Tito kishte sulm të zorrës qore, për çka duhej operuar. Tërë rezidenca e tij ishte shndërruar në sallë operacioni, ku shfaqen edhe mjekët rusë që i kishte dërguar Stalini për ta “ndihmuar”. Thuhet që këta mjekë u dërguan në arkivole për në Moskë. Ndër rastet e dokumentuara, thuhet se rusët më 1948 rusët inskenuan goditjen e tramvajit në automobilin e tij. Por, prapë kot.

Dashuritë e Titos: X gra, X fëmijë!
Lexo po ashtu Dashuritë e Titos: X gra, X fëmijë!

Më 1950 atë tentuan ta vrasin në Dubrovnik të Kroacisë e më 1965 në Meksiko Siti të Meksikës. Atentatet kundër tij kryhen dy herë në SHBA: njëherë në Filadelfi të SHBA-ve, nga Nikola Kavaja (serb, por që këtë mbiemër e mbante kështu pasi me familje kishte jetuar në Kavajë të Shqipërisë). Tentimi tjetër ndodhi në Washington.

Sekreti i bunkerit të Titos (Foto/Video)
Lexo po ashtu Sekreti i bunkerit të Titos (Foto/Video)

Por, Tito pati vdekje normale më 1980, në Lubjanë. Pas vdekjes së tij, popujt që i mbajti nën kontroll u bënë “copë e grimë”. /Telegrafi/