LAJMI I FUNDIT:

Dashuritë e Titos: X gra, X fëmijë!

Dashuritë e Titos: X gra, X fëmijë!

Sa herë është martuar diktatori jugosllav Josip Broz Tito? Sa fëmijë ka pasur? Cila ishte dashuria më e madhe e jetës së tij? Cila është femra e vetme që e ka lënë atë? Si ndahej ai nga gratë dhe të dashurat? Si i shfrytëzonte ato? Si i mashtronte? Cila lidhje atij për pak nuk i solli vdekjen fizike, e cila vdekjen politike? Cili djalë i vdiq duke luftuar kundër partizanëve? Çfarë skandalesh ka bërë në Rusi? Si i la dy binjake shtatzëna? Cili djalë i vdes gjatë bombardimeve të Berlinit?

Një nga fotot e shumta që përshkoi botën, në ditën e referendumit për pavarësinë e Malit të Zi, ishte e një të riu që mbante në shpinë një kitarë, ndërsa në dorë posterin e Josip Broz Titos. Çfarë paradoksi!? Në çastet kur mbaronte përfundimisht Jugosllavia e Titos, kujtimi për Titon “ringjallet” te shtresat e reja të shoqërisë.

Kush e di…?


Në një barsoletë malazeze, nxënësit duhej të shkruanin hartim në temën: “45 vjet të territ nën Titon”. Një nxënës mbaron hartimin i pari, me një fjali: “Nënën atij qe e ndezi dritën”!

Tito i burgosur për… sherre të “vockla”

Jugo-nostalgjia ndërlidhet vetëm me emrin e Titos. Arsyet mund të jenë të shumta, por ndoshta kryesorja ka të bëjë me sigurinë dhe mirëqenien sociale që shteti i tij ua ofronte sllavëve të jugut; sigurinë fizike dhe respektin në botë, diçka që atyre në vitet e fundit u mungon dhe u shkakton probleme.

Tito po shndërrohet në revolucionarin më të preferuar të Evropës Lindore; një lloj ikone e çuditshme e të rinjve, siç ishte dhe është sot Che Guevara. Fotoja e Titos nga ditët e tij si partizan, bartet në fanella të sllovenëve, kroatëve, boshnjakëve, serbëve… duke i bërë madje konkurrencë fotos që Alberto Korda ia bëri më 1960 revolucionarit më të njohur latino-amerikan: Chue Guevara!

Natyrisht, dallimet mes tyre janë të mëdha: Che Guevara lindi në familje të pasur dhe bëri jetë asketi; Tito lindi në familje të varfër dhe bëri jetë luksoze. Tito vishej bukur, pinte cigare havana, i lyente flokët dhe kishte dëshirë të ishte i rrethuar me femra. Che ishte idealist i përbetuar; ndërsa Tito një aventurier, ndoshta mashtruesi më i suksesshëm në historinë moderne të botës.

Zharko, Pelagija dhe Tito

Para 10 vjetësh Tito shpallet kroati më i madh i të gjitha kohërave, e më vonë edhe dashnori më i madh kroat i të gjitha kohërave.

I. A. Muromov Titon e vë në listën e dashnorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Por, përpjekjet për ta studiuar këtë aspekt të jetës së tij, nuk kanë të ndalur.

Me miratimin e vet Titos, në vitet ’70 të shekullit të kaluar, Filip Raduloviq boton librin “Dashuritë e Josip Broz Titos”. Në këtë libër del se Tito ishte 18 herë i martuar dhe se me shumicën e grave të tij ai kishte fëmijë.

Por, cili ishte numri i saktë i dashurive të tij?num

Në këtë pyetje, ish-udhëheqësit jugosllavë përgjigjeshin: “Kush ka numëruar ato. Për numrin e rezidencave të tij mund të japim përgjigje”.

Numri i rezidencave ishte: 38!

Nga studimet e fundit del se dashnore të Titos ishin edhe Elizabeth Taylor, Gina Lollobrigida, Sophia Lauren, Josephina Baker, princesha Margaret (motra e mbretëreshës angleze)… Por, në shumicën e biografive për të, përmenden katër femrat – kryesore – të jetës së tij: Pelagija Demsovna Bjelousovna (nëna e Zharkos), Herta Haas (nëna e Mishos), Davorjanka Paunoviq dhe Jovanka Budisavleviq.

Por, të ndalemi te romancat tjera të mëdha të jetës së tij.

Marusha, Klara, Liza, Tereza…

Më 1912, në Cenkovë të Çekisë, Tito njoftohet me Marusha Novakovën. Ai nuk kishte para dhe kërkon punë në fabrikën ku punonte ajo.

Babai i Marushës ishte mjek i njohur. Tito – i cili gjithmonë i ka kushtuar rëndësi pamjes së jashtme – kërkon nga ajo që të vjedhë paratë e babait. Të njëjtën kohë, ai i mashtron punëtorët e fabrikës, duke u marrë para borxh, të cilat kurrë nuk i kthente. Paratë ai i shpenzonte në rroba të shtrenjta, me të cilat e pushton zemrën e shumë femrave tjera, sidomos të Klarës, me të cilën më vonë bashkëjeton.

Pas ndarjes nga Klara, Tito kthehet te Marusha, me të cilën ik në Pëlzen. Atje ajo kupton se është shtatzëne. Tito i thotë se do të martohet me të, por në ditën e martesës largohet për në Vjenë.

Djali i parë i tij, Leopard Novakov (ekonomist), lindi më 1913.

Herta Haas

Liza Spuner ishte vajzë nga shtresat e larta të shoqërisë austriake. Me të Tito njoftohet në Pëlzen, në fabrikën e Shkodës. Tito e pëlqente shtëpinë e saj, shërbëtoret e saj, por jo edhe natën me të. Kur bënin dashuri, ajo ishte agresive dhe e godiste në fytyrë, në shpinë, krahë, madje e ngufaste. Shpesh herë sillte burra të tjerë në shtëpi, gjë që e detyron Titon që në të ardhmen ai dhe ajo të kenë më shumë raporte biznesi.

Astrologu Nikola Stojanoviq, duke analizuar sjelljen e Titos, tiparet e tij, fatin jetësor, e sidomos kulturën aristokrate, para 10 vitesh ka thënë se ai ka lindur në familjen mbretërore austriake, në Vjenë (e jo në Kumrovc). Por, në fakt, është Liza ajo që i propozon Titos të përmirësojë sjelljet. Kështu, me ndihmën e saj, Tito mëson kalërimin, vallëzimin, pianon, madje edhe të shkruajë poezi… Tito i propozon Lizës martesë, por ajo refuzon, ndonëse ishte shtatzënë me të. Tito, nga inati, niset në udhëtim zyrtar, por kurrë nuk kthehet.

Djali i tij, Hans Spuner (inxhinier), lind më 1914. Ai vdes në Kozarë, më 1943, duke i luftuar partizanët e babit.

Tereza Stacner kishte prejardhje nga një familje e njohur kroate. Me të ai njoftohet në Vjenë, derisa ishte bashkë me Liza Spunerin. Por, afera vazhdon në Zagreb, aty ku Tereza studionte.

Më 1914, me fillimin e Luftës së Parë, Titon e rekrutojnë në ushtri. Ai shtiret se është i shurdhët, por këtë mashtrim e zbulojnë dhe gati sa nuk e pushkatojnë.

Tito dërgohet në burgun e Petrovaradmit. Tereza e viziton dhe, më vonë, me ndikimet e babait të saj, arrin ta lirojë. Tito shkon në ushtri dhe mëson se si të gjuajë me armë. Shpejtë bëhet shenjëtari më i mirë, kampion i armatës austriake. Për këtë sukses, atë e “shpërblejnë” duke e dërguar në frontin rus, prej nga ai dezerton.

Binjakët Paul dhe Gabriela Stacner, lindin më 1915, në Zagreb. Gabriela vdes shpejt, ndërsa Paul bëhet inxhinier.

Lusha, Daria, Ola, Nina, Svetlana…

Lusha Sedlovska takohet me Titon në vitin 1915, në fshatin Korutovo, menjëherë pas dezertimit të tij. Ajo ishte gruaja e kulakut Mihael Sedovski. Të njëjtën kohë me të, Tito e takon edhe Ira Gligorievën.

Tito ishte i lumtur. Lusha ishte inteligjente, luante në piano, fliste rrjedhshëm frëngjishten, dilte në gjueti dhe kishte para. Por, më vonë ajo nervozohet, sepse ky kalonte shumë kohë me Irën. Tito, për ta ngushëlluar, e fton që të ikën bashkë me të për në Amerikë, por ajo refuzon, meqë ka frikë nga burri.

Tito dhe Davorjanka Paunoviq

Planet dhe afera e tyre merr fund atëherë kur Mihaeli e zë Titon me gruan e tij. Ai gjuan në të, por Lusha e lutë qe të ndalet, meqë ishte shtatzëne. Djali i tij, Kiril Sedlovsi (veterinar), lindi më 1915.

Pas plagosjes, Titon e dërgojnë në spital. Në spital ai kalon edhe më shumë kohë me Irën, meqë ajo ishte infermiere. Ira kërkon nga Tito të martohet me të, dhe ai – që të shpëtojë nga arrestimi i Armatës së Carit – pranon.

Më 17 korrik 1915, bëhen burrë e grua. Djali i tyre, Serjozov Gligoriev (aktivist politik), lindi më 1915. Ira vdes gjatë lindjes.

Pas vdekjes së gruas, Tito shpërngulet në banesën e mjekes Daria, me të cilën ishte njoftuar gjatë kohës sa ishte i shtrirë ne Spital. Meqë ajo ishte shtatzënë, vendos ta njoftojë Titon me prindërit e saj në Moskë.

Në Moskë, Tito takohet me Ola Kutinën. Romanca e tij e re i acaron raportet me Darian. Këtë problem ai mundohet ta zgjidhë duke i ofruar Olës martesë. Por, ajo e refuzon. Daria ia fali gabimin dhe e fton të kthehet, por ky kërkon gjysmën e pasurisë së saj. Dara nuk pranon, ndërsa Tito – si shumë herë më parë – ikën në San Petersburg.

Djali, Josip Andirelov, u lind më 1916. Ai vdes gjatë bombardimeve të Berlinit, më 1944.

Në Petersburg Tito takohet me Ninën 25-vjeçare, dhe motrën e saj binjake, Svetlana Bazan. Të dyja ishin të dashuruara në Titon, dhe të dyja ato vidhnin para nga babai për t’ia dhënë atij. Për të hyrë në zemrën e babait mjek – i cili vëren se paratë mungojnë nga arka – Tito fejohet me Ninën. Pas fejesës, ai tri ditë i kalon me Svetlanën, duke i lënë që të dyja motrat shtatzëne. Svetlana detyrohet të thotë se babai i fëmijës së saj është një profesor.

Djali, Vladimir Bazan (mjek), lindi më 1918 në Petersburg.

Zura, Pelagija…

Meqë nuk kishte dokumente, më 1918 – gjatë Revolucionit të Tetorit – Tito arrestohet dhe dërgohet në Sibir. Nga treni i të burgosurve kërcen afër Omskit. Aty prezantohet si tregtar bagëtish, nga Xhalal-Abaduri. Me identitet të ri, e takon kirgizin e pasur, Zahd Badahur (i cili kishte 5.000 dele dhe 3.000 kuaj).

Një natë rastësisht takohet me vajzën e Zalidit, Zuhra Badahur. Që të mos pushkatohet nga Armata e Kuqe, mendon se si t’i ofrojë martesë. Për ta bindur dhe fituar zemrën e atit të saj, Tito bëhet bari.

Më 18 mars 1918, Zuhra martohet me Joze Brozdunin (emri i trilluar i Titos). Pas disa muajve të martesës, ajo ngel shtatzëne. Por, Tito më nuk e donte. Një natë e vjedh arin e saj dhe ikën.

Djali, Kadi Badahur (inxhinier i naftës), u lind më 1918, në Baku.

Zinka Kunc

Gjatë rrugës për në Omsk, Tito arrestohet. Në bisedat hetuese, një femër hyn dhe del nga dhoma. Ajo ishte Pelagija, e cila njihej më shumë me nofkën Polka. Me të ishte takuar në stacion e Trenit në Moskë, më 1917. Ajo e mbante mend mirë, sepse ishte vetëm 14 vjeçe, ndërsa ai e detyroi të ketë marrëdhënie seksuale me të.

Pelagia e donte Titon, prandaj e shpëton dhe ia gjen një punë si shofer. Ata marrin lejen për martesë, por shpejt shpërthen lajmi se ai po përzien diçka me mësuesen Ana Ivanovic.

Sidoqoftë, Tito u martua me të më 19 qershor 1919. Më 1924 lind djali i tyre Zharko (hero i armatës së kuqe). Nga zbulimet e fundit, merret vesh se para Zharkos, atyre u lindin dy fëmijë tjerë, Zlatica dhe Hinko (të cilët vdesin në vitet e para të jetës).

Tito kurrë askujt nuk i ka treguar pse është ndarë nga Pelagija (arsyet mund të kuptohen më vonë). Por, dihet se kjo ndodhi në vitin 1934, kur Tito shkon në Moskë, në Komintern. Pas ndarjes, jeta e gruas së tij bëhet e tmerrshme. Më 1938 arrestohet, ndërsa më 1948 – në kohën e prishjes së raporteve sovjetiko-jugosllave – e internojnë. Pelagija i kalon 20 vjet në burgjet staliniste. Thuhet se gjatë gjithë kësaj kohë i ka shkruar letra Titos, por ai kurrë nuk i ka pranuar ato.

Shokët e Zharkos thonë se ai, kur nëna internohet për herë të parë në Sibir, bëhet anëtar i bandave më të rrezikshme të Moskës. Më vonë, më 1939, e fusin në shtëpi korrektuese. Më 1941, kur Hitleri sulmon BRSS-në, lajmërohet vullnetarisht në Armatën e Kuqe, me të cilën merr pjesë në betejat më të rënda të Moskës. Kur Stalini kupton se ai është djali i Titos, i liderit të komunistëve jugosllavë, propozon që ta dërgojnë në vend të sigurt. Por, Zharko nuk pranon. Në vjeshtë 1944 takon në Bosnje babanë e tij. Prej atëherë e deri në fund të jetës, ata nuk do të ndahen.

Më 1966, pas 27 vjetësh, pushteti sovjetik e lejon të shkojë në Moskë, për ta parë nënën e tij. Dy vjet më vonë vdes ajo. Tito urdhëron ambasadorin jugosllav që të vërë kurorë në varrin e Pelagijas, por askush nuk e di se çfarë ka shkruar në shiritin e zi.

Vida, Elza, Jeanne…

Në mars të vitit 1934, Tito del nga burgu i Ogulinit, për të qëndruar për pak kohë në rezidencën e një ipeshkvi rus. Aty prezantohet si inxhinieri Rudi, përfaqësues i një kompanie austriake. Duke shëtitur, e takon një vajzë të re, Vida Kogejin, e cila gjithmonë i rrinte në distancë. Ajo kishte ca provime në Vjenë, dhe ky e lut që ta marrë me vete, meqë nuk kishte dokumente. Ata vishen si alpinistë dhe kalojnë ilegalisht kufirin.

Tito dhe Jovanka

Në apartamentin e Vidës, në Vjenë, Tito sjell femra, të cilat i prezanton si komuniste. Vida ngelet shtatzëne, por nuk e publikon këtë, sepse Tito i thotë se e tillë është etika komuniste. Ai i premton martesë, por kjo nuk ndodh.

“Pse lidhesh me femra? Pse i lë shtatzëne? Që lufta e tyre të jetë edhe më e tmerrshme?”, thotë një ditë ajo. “Femra duhet ta mbrojë veten, që të mos ngelë shtatzëne”, përgjigjet Tito dhe largohet.

Djali Dimitri Kogej (profesor i muzikës), lindi më 1935, në Vjenë.

Nga Vjena Tito shkon në Moskë. Ai punon në Kominternë. Në zyrën pranë tij punonte Elza Gerlach. Emri i tij i koduar ishte Valter; emri i saj – Kalorësi. Tito dashurohet në Elzën, por ajo nuk ia var shumë.

Një ditë ai e fton në Podmoskovje. Ata flinin në të njëjtën dhomë, kur rastësisht ajo kërkon të bëjë seks me të. Në shenj hakmarrjeje, për mospërfilljen e mëparshme, Tito i thotë: “Ne kroatët jemi të ngadalshëm në këtë punë. Pastaj, jam shumë i dehur”.

Por, ky refuzim do t’i sjellë atij probleme. Një ditë Titon e ftojnë në raport, meqë shpenzonte shumë rrymë në dhomën e hotelit. Pastaj, Elza, bolshevikja e përbetuar, e akuzon se – për një komunist, si shtiret të jetë – ai po bën jetë komode.

Tito, nga frika, i ofron martesë. Kominterni e lejon, por e pyet se a ka ndonjë pengesë. Tito thotë jo, duke refuzuar të tregojë se është i martuar me Pelagian dhe se ka fëmijë me të.

Ata martohen dhe fitojnë një dhomë – me radio! Ajo udhëton në një detyrë sekrete në Gjermani dhe Francë. Ndërsa, gjatë kësaj kohe, Tito kalon me Vasilitsa Koveshkovën (së cilës po ashtu i ofron martesë).

Elza, në ndërkohë, ngel shtatzënë dhe i fillon t’i shkaktojë telashe burrit të saj. Tito planifikon hakmarrje. Ai trillon akuzën se gruaja e tij po takohet me spiunët gjermanë dhe francezë. Më 6 nëntor 1935 Elza arrestohet.

Djali, Viktor Gerlach, lindi në Moskë më 1937. Askush nuk di për fatin e tij.

Më 1937 takohen në Paris Jeanne Coitier dhe Jozhko Broz (emri i ri i Titos). Ajo që një vit ishte e ve – burri i saj, oficer marine, vdiq në një aksident dhe trupi i tij kurrë nuk u zbulua.

Ajo ishte në të zeza, por ky i thotë që e zeza nuk i shkon për trupi. Jeanne i mbante Titos orë të frëngjishtes dhe ajo nuk mund të rezistonte më: ia shpreh dashurinë dhe e fton të jetoj me të. Meqë Titon nuk e donte vajza e saj, Danielle, Jeanne e përzë. Tito kurrë më nervoz nuk ka qenë. Kjo ishte hera e parë që një femër ta braktisë atë.

Djali, Olivier Coitier (ekspert i fizikës nukleare), lindi më 1938, në Paris.

Anadollakla, Herta…

Derisa ishte në Paris, Tito përhap thashethemet se është aksionar në një minierë ari në Jugosllavi. Ai e viziton shokun e tij, Jozha Kopinic, të cilin e lut t’ia gjejë një kështjellë, për ta impresionuar anadollaken e pasur, Zuhra Reuf.

Nofka e tij ishte Princi i Artë. Ai e fton në pallat, udhëton në Spanjë, Rusi dhe Turqi, prej nga i sjellë dhurata të shtrenjta. Ai i propozon martesë dhe pas pajtimit të babait të saj, ajo pranon. Martesa bëhet në Paris.

Tito dhe Sophia Loren

Në korrik çifti i ri i kalon pushimet në Turqi. Ndërsa, pas kthimit në Paris, e dorëzon pallatin që e kishte marrë me qira dhe gruas i thotë se e ka shitur, meqë ka bankrotuar. Ai kërkon të jetojë në shtëpinë e saj dhe t’ia japë paratë që të investojë në një minierë të Turqisë. Atë kohë ai “përkujdeset” për librat financiarë të kompanisë së gruas së tij dhe një ditë rastësisht vendos t’i rikthehet politikës.

Tito shkon në Kroaci për të mbledhur dokumentacionin për statusin e tij. Por, nuk kthehet kurrë. Gruas i shkruan se do të kthehet, por ajo i humb shpresat, prandaj lildhet me burra të tjerë.

Djali, Izet Reuf (tregtar), ka lindur më 1938 në Paris.

Para Luftës së Dytë Botërore, Tito lidhet me sllovenen Herta Haas. Me të takohet vitin 1937, në Paris. Ajo ishte korriere dhe bredhte nëpër Evropë me dokumente të rëndësishme, për vullnetarët që shkonin të luftonin në Spanjë.

“I ka 25-26 vjet. Këtë vit mbaron Fakultetin Ekonomik”, u shkruan Tito shefave në Moskë.

Duke u kthyer nga Stambolli, Herta ia sjell dokumentet e falsifikuara për t’u futur në Zagreb. Atëherë lindi dashuria mes tyre. Jetojnë në Zagreb, me emra të rrejshëm: Maria Shariç dhe Slavko Babiq. Në vitin 1940 martohen, ndërsa një vit më vonë lind djali i tyre, Misho.

Idili mbaron më 1941, kur në pushtet vjen Ante Paveliq. Tito ikën në Beograd, ku bënë përgatitjet për të organizuar kryengritjen nacionale. Ai do që Herta t’u bashkohet partizanëve, por nuk mundet, meqë mbahet peng nga gjermanët. Lirinë e fiton pas këmbimit me një grup të shkencëtarëve gjermanë, të arrestuar në Bosnje. Ajo i bashkohet luftës së Titos, por ja që ai ishte në lidhje me dashurinë më të madhe të jetës së tij, me serben Davorjanka Paunoviq (sipas studimeve të fundit, merret vesh se ajo ishte tezja e Mirjana Markoviqit, gruas së Slobodan Milosheviqit).

Herta ikën.

Davorjanka, Zinka…

Tito e emëron Davorjankën sekretare të përgjithshme të Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Me të, ndonëse në luftë, ai i kalonte çastet më të lumtura të jetës së tij. Por, ligji komunist thoshte se ata nuk guxojnë të kenë raporte intime. Ama, Titos nuk ia ndiente.

Davorjanka mbetet shtatzënë; Tito nuk pranon që të abortojë.

“Fëmijën do ta dërgojmë në përkujdesje, derisa të mbarojë lufta”, i thotë ai.

Një herë Davorjanka pati mosmarrëveshje me një oficer të shtabit partizan. Atë e kishin ngarkuar që të rregullonte ndriçimin në shtab, i cili atë kohë ndodhej në një shpellë. Davorjanka gjatë gjithë kohës jepte këshilla se çfarë duhet bërë.

“Mos je elektriciste. Hiqmu qafe”, i thotë ai.

Tito dhe Elizabeth Taylor

Davorjanka ikën e nervozuar. Por, kur oficerin e propozuan për dekorim, emri i tij papritmas nuk gjendej askund nëpër lista. Listën e të dekoruarve e bënte ajo, prandaj këtu bazohej xhelozia e bashkëluftëtarëve të Titos.

Komunistët mbajnë mbledhje për këtë çështje – për të diskutuar raportet e liderit me sekretaren. Në takim ishin 37 anëtarë, ndër të cilët: Aleksandër Rankoviq, Milovan Gjilas, Mosha Pijada etj. Tito thotë: “Më dënoni, por unë nuk mund të rri pa të. I kam premtuar martesë dhe këtë do ta bëj”.

Davorjanka e përcjellë Titon në të gjitha udhëtimet dhe në të gjitha betejat. Por, ajo sëmuret nga tuberkulozi. Dërgohet në trajtim në Moskë dhe Londër, por pa sukses. Në vitin 1948 ajo vdes. Në varrimin e saj Tito tha: “Ishte dashuria ime më e madhe”. Tito urdhëron që ajo të varroset në parkun e rezidencës së tij, në Dedinje.

Djali, Slavisha Paunoviq, u lind më 1942, në Foçë.

Pas vdekjes së Davorjakës, Tito mbyllet në vetvete. Ai thotë se nuk do ta dojë më askënd. Ivan Krajaqeviq Stevo ia dërgon Jovanka Budisavleviqin dhe e pyet nëse e pëlqen. Tito i thotë se është e egër dhe se e kërkon një tjetër femër. Ai ia propozon Zinka Kuncin, operisten e njohur kroate.

Zinka i shkruan një letër Titos dhe sugjeron që së pari duhet të njoftohen dhe pastaj të flasin për martesë. Tito ia premton lirinë profesionale dhe ambiciet për karrierë, por nuk donte të jetonte në Zagreb.

Zinka pranoi të jetojë në Beograd, por urrente çdokënd afër tij, sidomos personelin prej 21 vetave. Po ashtu, ajo vendoste se kur duhen ata dy të takohen. Njëherë Tito i shkruan përmes shërbëtorit: “Dua ta bëj dashuri me ty”. “Nuk mundem”, ia kthen ajo.

Zinka udhëtonte shumë, ndaj raportet e tyre u zbehen. Herën e fundit takohen në Paris, në vilën që Tito e kishte blerë për të.

“Asnjë grua nuk është sharmante dhe e bekuar si ti”, i thotë ai dhe largohet.

Atëherë Tito kupton se nuk ka nevojë për grua autoritative dhe të popullarizuar, por për dikë që e dëgjon. Dhe, Jovanka ishte zgjidhja më e “mirë” për të!

Jovanka…

Me majoren Jovanka Budisavleviq, ai martohet në pranverën e vitit 1952. atëherë kur mbushte 60 yjet (kumbarë në martesë ishte Rankoviqi). Ajo 32 vjet më e re se ai.

Jovanka ishte me origjinë nga fshati Peçan, afër Gospiqit. Prindërit e saj ishin fshatarë të thjeshtë, edhe pse ajo më vonë gënjente se ishin gjeneralë, me gjake fisnikë.

Gjatë okupimit ajo u bashkohet çetave partizane, si infermiere. Atëherë atë e vëren Aleksandër Rankoviqi, i cili më vonë ia propozon Titos për grua.

Tito në ambient të “sigurt”

“Kam qenë i martuar shumë herë. Sikur nuk më shkon kjo punë”, thotë Tito, për të lëshuar më vonë pe.

Pas martesës, Jovanka pushton zemrën e Titos. Ama, ajo nuk e donte zemrën e tij, por pushtetin. Këto synime i shfaqi në vitin 1965, kur mediat termin “me bashkëshorten” e zëvendësojnë “me bashkëshorten Jovankën”.

Jovanka ndërhynte edhe në punët e brendshme dhe zgjedhjen e kuadrove. Ajo i merr vesh e para të gjitha sekretet shtetërore; ajo kujdeset për 38 rezidencat e tij; për Trenin e Kaltër; anijen Galeb; paraqitjen e tij publike.

Kur më 1966 bie nga pushteti mbrojtësi i saj, Rankoviq, lobi i saj përjeton goditje të rënd. Rrethi i ngushtë i Titos mban mbledhje sekrete për të formuar një “komitet bashkërendues”, që të lehtësohet angazhimi i presidentit të sëmurë. Jovanka e braktisi mbledhjen dhe ikën te burri, por ai veçse e kishte miratuar formimin e këtij komiteti.

Më 1978, dy vjet para vdekjes së Titos, fillon lufta për poste të larta. Branko Mikuliq dhe Stande Dolanc vërejnë se ka ardhur koha e tyre dhe se tash nuk mund t’i pengonte askush. Atëherë ata e publikojnë puçin që Jovanka e ka planifikuar me dashnorin e saj, gjeneralin Gjoko Jovaniq. Pohimet për këtë komplot ende janë te dyshimta, por Tito besoi në të.

Jovanka izolohet dhe për 2 publiku askund nuk e sheh.

Për herë të parë – pas dy vjetësh – e shohin në varrimin e Titos. Para vdekjes, merret vesh se Tito ka kërkuar, nga Dolanc, që Jovanka të trashëgojë të gjitha të drejtat, si grua e presidentit, si Zonja e Parë e Jugosllavisë. Por, Jovanka nuk trashëgon asgjë, madje as fustanet e saj. Ajo kërkon një vilë ku banonte, por këtë dëshirë epengon Fadil Hoxha, duke thënë: “Ajo është rezidencë”.

Përshëndetje e “ngrohtë titiste”

Në fakt, Tito nuk ka pasur asnjë patundshmëri në emrin e tij.

Dy dite pas varrimit të Titos, njerëzimit e shërbimit sekret futen në vilën e saj në rrugën e Uzhicës në Beograd, ia kontrollojnë të gjitha dhomat dhe e detyrojnë të largohet me një çantë të vogël.

“Brozin e vërtetë e kam njohur vetëm unë. Ai nuk lejonte askënd që t’i afrohej, ai ishte i vrazhdë, me karakter të keq. Vetëm unë dija se si të sillesha me të. Në qoftë se ai inatosej me ndonjërin nga bashkëpunëtorët e tij, atëherë radhën e kisha unë – si dorë e djathtë – që të merrem me të. E lija në vetmi, kurse më vonë ai sillej sikur nuk ka ndodhur gjë”, ka thënë Jovanka.

“Para Titos u shpalosën dokumente të trilluara: O gruan, o shtetin?! E di se ai nuk e ka firmosur atë dokument. Por, pasi e analizuam situatën, vendosëm që të ndaheshim”.

Jovanka sot jeton me një pension, në vetmi. /Telegrafi/

Jozha i vogël, sherri… Tito i madh