LAJMI I FUNDIT:

AGK kërkon gjykim të hapur në rastin e Salih Mekajt

AGK kërkon gjykim të hapur në rastin e Salih Mekajt

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga gjykatësi i Gjykatës Themelore të Prishtinës Shasivar Hoti të rishikojë vendimin e tij për mbylljen për publikun dhe mediat të gjykimit në rastin e ish kryetarit të Gjykatës se Apelit Salih Mekaj dhe të publikojë pa vonesë aktakuzën.

Kërkesa e AGK-së bazohet edhe në deklaratën publike të kryetarit të Gjykatës Themelore Hamdi Ibrahimi, sipas së cilit rishikimi i këtij vendimi do të ishte respektim i kërkesave të publikut.

“Mungesa e transparencës në drejtësi krijon hapësirë për spekulime dhe motivon sinjalizuesit e brendshëm të rrjedhin dokumente nga gjykata. Për më tepër, ky vendim ka inkurajuar të akuzuar të tjerë të kërkojnë mbyllje të seancave gjyqësore siç ndodhi në rastin “Stenta”. Kështu, Themelorja ka krijuar precedent për fshehjen nga publiku të veprimeve të dyshuara kriminale të zyrtarëve të lartë”, thuhet në kërkesën e AGK-së.


“Sipas Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, parimi bazë në mbrojtjen e privatësisë dhe reputacionit është se ai duhet të mbrohet vetëm nëse personi në fjalë e meriton atë reputacion. Poashtu, legjislacioni lejon publikimin e të dhënave personale kur është në pyetje interesi publik. Gjykatësi Shasivar Hoti fatkeqësisht fare nuk ka marrë në konsideratë këto parime prandaj edhe nuk e ka arsyetuar vendimin e tij”.

AGK është poashtu thellësisht e zhgënjyer me prokuroren Drita Hajdari e cila në vend se të kërkonte gjykim publik për të dëshmuar punën e prokurorisë është pajtuar me interesat e palës së akuzuar.

Sipas AGK, seanca e ardhshme gjyqësore në këtë rast është planifikuar të mbahet të mërkuren më 30 nëntor. Më 20 tetor 2016 gjykatësi Shasivar Hoti, me kërkesë të avokatit mbrojtës të të akuzuarës Vlora Gorani, mori vendim që të mbyllej gjykimi nën arsyetimin se publikimi i shkëmbimeve telefonike do të përbënte dëm të riparueshëm dhe cënim të jetës private dhe të dhënave personale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori