LAJMI I FUNDIT:

Chelsea fiton derbin ndaj Tottenhamit, rikthen pozitën e parë në Ligën Premier (Video)

Chelsea fiton derbin ndaj Tottenhamit, rikthen pozitën e parë në Ligën Premier (Video)

Chelsea ka shënuar edhe fitoren e shtatë radhazi në Ligën Premier.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte ka arritur të mposht me rikthim Tottenhamin, pasi nga 0-1 në fund ‘Blutë’ triumfuan me rezultat 2-1.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë, me dy skuadrat që sulmuan disa herë për të gjetur rrugën e golit.


Të parët që shënuan ishin mysafirët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 11-të me anë të danezit, Christian Eriksen, i cili shënoi një supergol nga 20 metra, pas topit të marrë nga Dele Alli.

eriksen1
Momenti i goditjes dhe golit nga Eriksen

Pas këtij goli, skuadra e Tottenham morën zemër dhe shpeshtuan sulmet, por nuk arritën të dyfishojnë epërsinë, pasi pranuan gol në fund të pjesës së parë nga Pedro Rodriguez.

Sulmuesi spanjoll shënoi gjithashtu një gol të bukur nga distanca në minutën e 45-të për të barazuar rezultatin dhe për t’i quar skuadrat në pushimin mes dy pjesëve me rezultatin 1-1.

pedro1
Festa e Pedros pas supergolit të shënuar

Pjesa e dytë foli në të mirë të Chelseat, pasi futbollistët kishin marrë me përpikmëri këshillat nga trajneri Antonio Conte.

Pas vetëm gjashtë minutave lojë, Victor Moses u përkujdes ta kaloj skuadrën e tij në epërsi, pasi dërgoi topin në rrjetë, pas asistimit të Diego Costas, i cili bëri më shumë se gjysmën e punës.

moses1
Moses pas golit të epërsisë

Në vazhdim të ndeshjes, të dy skuadrat patën disa gjysmë-raste për të shënuar gol, por pa arritur të ndryshojnë shifrat dhe kështu ndeshja përfundoi me fitoren e Chelseat me rezultat 2-1, duke e rikthyer përsëri pozitën e parë në tabelë.

Në javën tjetër, Chelsea udhëtojnë për tu ndeshur me Manchester City, ndërsa Tottenham e pret Swansean në shtëpi./Telegrafi/

https://twitter.com/chelslatest/status/802568282515587072

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

La Liga
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Formacionet zyrtare, Man Utd vs Liverpool: Ten Hag dhe Slot startojnë me më të mirët

Formacionet zyrtare, Man Utd vs Liverpool: Ten Hag dhe Slot startojnë me më të mirët

Premier League
Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Premier League
Kalo në kategori